Home / Lajme / Maqedoni / E mitura nga Shkupi arratiset në Siri (VIDEO)

E mitura nga Shkupi arratiset në Siri (VIDEO)

Shkup, 18 Shtator – Një e mitur nga Shkupi dyshohet se është arratisur në Siri. Bëhet fjalë për një 15 vjeçare e lindur në Shkup, e cila me familjen e saj po jetonte në Liezh të Belgjikës.

E mitura gjatë verës kishte ardhur për pushime në familjen e saj dhe se më pas ishte zhdukur, duke u arratisur në Siri.

MPB ka theksuar se vajza është lajmëruar si e zhdukur dhe se kishin nisur kërkimet e saj. Mirëpo pas një kohe, vajza përmes një porosie të telefonit celular ka informuar prindërit se nga feja ortodokse është konvertuar në fenë islame dhe se ka shkuar në Siri. Ajo i ka thënë prindërve se është mirë dhe se nuk ka nevojë të përkujdesen për të.

“E mitura e lindur në Shkup dhe që me prindërit e saj jetonte në Belgjikë, disa herë gjatë vitit vinte në Maqedoni dhe qëndronte për pushime tek gjyshja e saj. Ajo këtë vit kishte mbërritur më 30 qershor dhe se kishin udhëtuar të vetme deri në Shkup pa shoqërimin e prindërve”, ka bërë të ditur MPB.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *