Home / Lajme / Maqedoni / Ebola, hetohet te studenti nga Nigeria në Maqedoni

Ebola, hetohet te studenti nga Nigeria në Maqedoni

Shkup, 08 Shtator – Një student nga Nigeria, i cili arriti në vendin tonë është izoluar në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup, me dyshimin se mund të jetë i infektuar me Ebola.

Temperatura trupore e studentit gjatë ditës së sotme është normalizuar dhe nuk ka treguar simptoma të tjera tipike të Ebolas, por do të mbahet në klinikën për analiza të mëtejshme, duke pasur parasysh se vjen nga një vend ku ka virus Ebola.

‘E mira është se pacienti është në gjendje të mirë, nuk ka temperaturë, është kontrolluar disa herë nga ekipet, sepse ekipet punojnë dhe ndërrohen në 24 orë. Koordinatori për sëmundje infektive është gjithnjë në klinikë, të gjitha sistemet e institucionit funksionojnë’, tha Snezhana Stojkovska – mjeke në Klinikën infektive, transmeton Televizioni Koha.

Studenti është transferuar në Klinikën Infektive nga Ohri pasi ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të rritjes së temperaturës së trupit mbi 38 gradë. Bashkë me të, të enjten kanë ardhur edhe 7 studentë të tjerë nga Nigeria, që studiojnë në universitetet e Ohrit, Manastirit dhe Shtipit. Alarmi i për dyshim erdhi pas tek dy nga shtatë studentët kamera termike në aeroport kishte treguar temperatura të larta. Të gjithë 8 personat do të jenë nën mbikëqyrjen të ekspertëve për 21 ditë, deri kur është edhe periudha maksimale e inkubacionit të Ebolas. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *