Home / Lajme / Maqedoni / Ekspertët: BDI të mos pranojë ndryshimet kushtetuese (VIDEO)

Ekspertët: BDI të mos pranojë ndryshimet kushtetuese (VIDEO)

Tetovë, 23 Shtator – BDI mënjëherë të tërhiqet dhe të mos pranojë ndryshimet në kushtetutë.

Kështu kanë kërkuar ekspertët e së drejtës kushtetuese ngase sipas tyre në këto ndryshime nuk janë përfshirë çështjet e të drejtave themelore të shqiptarëve, siç janë përdorimi i gjuhës shqipe në nivele më të larta, përdorimi ii simboleve kombëtare e kështu me radhë. Këto kërkesa ekspertët juridik i kanë theksuar gjatë një debati në Universitetin Shtetëror të Tetovës kushtuar ndryshimeve kushtetuese ku i pranishëm ka qenë Ministri i Drejtësisë Adnan jashari.

” Unë do thosha se subjekti politik shqiptar, nuk do duhet pa kurtëfarë kushti të pranojë vazhdimin e procesit të hyrjes në këto ndryshime, aq më tepër kur VMRO pa këto vota nuk e ka rehatinë për ti bë këto ndryshime. bile bile siç tha dekani një nga kto çështje apo dy mos më shumë që aq shumë na tangojnë mos më shumë çështjen e gjuhës e përmendi dekani që është kruciale. Ne këtu përpara materialet i kemi në gjuhën maqedonase, ne debatojmë në gjuhën shqipe kurse skemi materiale, këtu nuk janë prezantuar në gjuhën shqipe ”, tha Bajram Pollozhani, ekspert i së drejtës kushtetuese, transmeton Televizioni Koha.

Ekspertët kanë theksuar se ndryshimet aspak nuk përkojnë me realitetin dhe si të tilla nuk duhet të pranohen nga partia shqiptare në pushtet.

” Rekomandimi jonë është që subjekti politik shqiptar që participon në qeverinë e Maqedonisë të tërhiqet nga propozimet e mëtejshme kushtetuese që tashmë i ka propozu qeveria e Maqedonisë participues i së cilës është edhe BDI, për dy arsye. Arsyeja e parë është se në këtë paketë ndryshimesh nuk është parapa asnjë nga të drejtat e shqiptarëve që avancojnë më tej statusin juridik politik të shqiptarëve në shtet një e drejtë natyrore e patjetërsueshme dhe arsyeja tjetër që justifikon edhe më shumë është se vërejtjet tashmë të paralajmëruara nga komisioni i Venecias janë kritike ”, tha Mersim Makusti, dekan i fakultetit juridik, transmeton Televizioni Koha.

Poashtu eksperti i çështjeve juridike Osman Kadriu, u shpreh se elementi konstituiv i shqiptarëve mënjëherë duhet të jetë pjesë e kushtetutës.

” Kur u definua Repunlika e Maqedonisë si shtet nacional, shqiptarët dolën në grupin e dytë dhe e humbën atë atribut që e kishin në kushtetutën e 74-s, element konstitutiv i Maqedonisë, kjo duhet të regullohet ju lutem sa më shpejtë”, tha Kadriu, transmeton Televizioni Koha.

Në këto vërejtje dhe sugjerime është përgjigjur Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari i cili ka theksuar se ndryshimet kushtetuese janë pjesë e marrëveshjes së partive në koalicion.

“ Edhe këtu do të kërkoj që cdo sugjerim, cdo vërejtje që do del nga kjo tribunë ti adresohet Ministrisë së drejtësisë me qëllim që Minstria e Drejtësisë të bëj shikimin po të njëjtën gjë e kam kërkuar edhe nga anëtarët e komisionit të Venecisë, dje jam informuar se me dhjetë Tetor me prezencën e Ministrit të Drejtësisë do të bëhet publikimi i vërejtjeve në foprm të shkruar për cdo amandament në vecanti dhe ato vërejtje si edhe vërejtjet që do të dalin prej këtu dhe nga tribunat tjera do i adresohen Qeverisë.Në çka jemi fokusuar në këto ndryshime. Jemi fokusuar në tre sfera që besoj se janë shumë të rëndësishme për shoqërinë këtu në Republikën e Maqedonisë. Sfera e parë lidhet me gjyqësorin, e dyta me të drejtën familjare dhe e treat ka të bëjë me financat. Në sferën e gjyqësorit propozohen dy ndryshime që besoj se janë shumë të rëndësishme për funksionimin e këtij pushteti në kornizat e pushtetit shtetëror. Po e theksoj se ndryshimet në kushtetutë janë pjesë e marrëveshjes paraprake të partive që përbëjnë koalicionin e tanishëm”, tha ministri Jashari, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, gjatë këtij debati ekspertët e së drëjtës kushtetuese kanë nënvizuar se ndryshimet në kushtetutë ata që propozohen janë të panevojshme përveç themelimit të institucionit Ankesa Kushtetuese dhe në pjesën ku qëndron se Ministri nuk duhet të jetë anëtarë i këshillit gjyqësor. Ata kanë theksuar se ndryshimet kushtetuese duhet që të mundësojnë funksionimin e shtetit ligjor dhe pavarësinë e gjyqësorit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *