Home / Sport / EURO 2016 – Maqedonia pëson debakël 5:1 nga Spanja

EURO 2016 – Maqedonia pëson debakël 5:1 nga Spanja

Maqedonia ka pësuar debakël të thellë 5:1 nga Spanja. Në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin europian EURO 2016, Maqedonia nuk është paraqitur aspak mirë dhe ka humbur me rezultat të thellë.

Golin e vetëm për Maqedoninë e ka shënuar Agim Ibraimi në minutën 28 nga penaltia.

Për Spanjën kanë shënuar Ramos në minutën 16 nga penaltia, Paco Alcácer në minutën 17, Busquets në minutën 45+3, Silva në minutën 50 dhe Pedro Rodríguez në minutën 90+1.

Në këtë ndeshje kanë luajtur futbollistët shqiptarë Ardian Cuculi, Egzon Alili, Agim Ibraimi, Besart Abdurrahimi, Muhamed Demiri.

Nga ndeshjet tjera të rëndësishme, Zvicra në Bazel ka pësuar nga Anglia me rezultat 0:2. Golat për anglezët i shënoi Welbeck në minutën 58 dhe 90+4.

Për Zvicrën në këtë ndeshje kanë luajtur edhe shqiptarët Xhaka, Behrami, Shaqiri, Mehmedi dhe Xhemaili.

Në ndeshjet tjera kualifikuese janë shënuar këto rezultate:

Rusia – Lihtenshtajni 4:0
Mali i Zi – Moldova 2:0
Austria – Suedia 1:1
San Marino – Lituania 0:2
Ukraina – Sllovakia 0:1
Estonia – Sllovenia 1:0
Luksemburgu – Bjellorusia 1:1
Zvicra – Anglia 0:2

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *