Home / Lajme / Maqedoni / EVN:Investimi në Pollog arrin vlerën 1 milion e 500 mijë eur

EVN:Investimi në Pollog arrin vlerën 1 milion e 500 mijë eur

22 shtator-Brenda një periudhe të shkurtër, në mënyrë intensive është punuar në rrjetin e shpërndarjes ku janë përfshirë disa komuna si ajo e Tetovës, Zhelinës, Jegunovcit, Tearces, Bërvenicës dhe Bogovinës.

EVN Maqedoni vazhdon të modernizojë dhe rikonstruktojë rrjetin e shpërndarjes edhe në Qendrën Energjetike të Konsumatorëve në regjionin e Tetovës.

Brenda një periudhe të shkurtër, në mënyrë intensive është punuar në rrjetin e shpërndarjes ku janë përfshirë disa komuna si ajo e Tetovës, Zhelinës, Jegunovcit, Tearces, Bërvenicës dhe Bogovinës.

Investimi në këto komuna arrin vlerën 1 milion e 500 mijë euro, ku është rikonstruktuar rrjeti në të gjitha pikat kritike duke ndërtuar të reja, në veçanti në ato vendbanime ku është rritur numri i konsumatorëve.

Në Tetovë dhe fshatrat përreth janë ndërtuar 12 nënstacione ndërsa 7 të tjera janë rikonstruktuar, janë lëshuar 8160 m linjë kabllore.

Gjithashtu janë ndërtuar 1210 m rrjet nëntokësor i tensionit të mesëm dhe është rikonstruktuar rrjeti i tensionit të mesëm me gjatësi prej 3.750 m.

Në rrjetin e tensionit të ulët janë vendosur 11.349 m kabllo nëntokësore dhe 15.405 m rrjet të tensionit të ulët ajror me çka më shumë se 11176 konsumatorë u është stabilizuar furnizimi me energji elektrike.

EVN Maqedoni do të vazhdojë të investojë në rrjetin e shpërndarjes nëpër rajone, për përmirësimin e tensioneve dhe për furnizim të sigurt për të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike.
© ZHURNAL.mk

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *