Home / Lajme / Maqedoni / Filloi viti shkollor në të gjitha shkollat Gostivarit, urim për vit të mbarë dhe suksesshëm

Filloi viti shkollor në të gjitha shkollat Gostivarit, urim për vit të mbarë dhe suksesshëm

1 shtator-Delegacioni i komunës bashkë me drejtorin e shkollës, Lulzim Zeqiri vizituan nxënësit të cilët sot për herë të parë u ulen në bankat shkollore për tu uruar shëndet dhe suksese.

Një delegacionin i Komunës së Gostivarit i udhëhequr nga Shefi i Kabinetit të kryetarit të komunës, Bashkim Hasani, Udhëheqësi i Sektorit të Arsimit, Qeramedin Selimi vizituan shkollën fillore qendrore “Përparimi”, në fshatin Çegran për përgëzuar udhëheqësinë e shkollës, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Delegacioni i komunës bashkë me drejtorin e shkollës, Lulzim Zeqiri vizituan nxënësit të cilët sot për herë të parë u ulen në bankat shkollore për tu uruar shëndet dhe suksese.

“Meqenëse sot është dita e parë e vitit të ri shkollor, ne si përfaqësues të Komunës së Gostivarit, vendosem që të qëndrojmë në shkollën fillore “Përparimi”, në Çegran dhe të jemi pjesë e solemnitetit të fillimit të vitit të ri shkollor dhe ta ndajmë gëzimin sëbashku me arsimtarët, kolektivin dhe të gjithë nxënësit të cilët gravitojnë në këtë shkollë. Mbi të gjithë jemi këtu për të ndarë gëzimin me ata që për herë të parë ulen në bankat shkollore me fatosat e kësaj shkolle. Në emër të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në emër të gjithë administratës komunale dhe në emrin tim personal, të gjithë arsimtarëve dhe nxënësve në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gostivarit, ua uroj vitin e ri shkollor, e sidomos ua uroj fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë filloristëve që për herë të parë shkelin në bankat shkollore me të vetmin urim që ato të kenë shëndet, pastaj suksese në rrugëtimin e tyre drejtë diturisë dhe një edukimi më të mirë për ta”, tha Qeramedin Selimi, Udhëheqës i Sektorit të Arsimit në Komunën e Gostivarit.

“Shfrytëzoj rastin që nxënësve, prindërve, mësimdhënësve, dashamirëve të arsimit dhe në veçanti fillestarëve të cilët sot për herë të parë hynë në botën e dijes, ju uroj vitin e ri shkollor 2014/15. Sot vitin shkollor në shkollën tonë e fillojnë 730 nxënës, prej tyre fillestarë janë 84. Falënderojmë stafin e komunës së Gostivarit të cilët sot zgjodhën shkollën tonë që të urojnë vitin e ri shkollor”, theksoi drejtori i SH.F “Përparimi”, Lulzim Zeqiri.

Në Komunën e Gostivarit në njëmbëdhjetë shkollat fillore dhe në katër shkollat e mesme procesin edukativo arsimor e kanë filluar mbi njëmbëdhjetë mijë nxënës, prej tyre mbi 780 nxënës fillorist dhe mbi 800 nxënës të viteve të para në shkollat e mesme.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *