Home / Lajme / Maqedoni / Filloi viti shkollor në Tetovë (VIDEO)

Filloi viti shkollor në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 01 Shtator – Edhe në Tetovë ka filluar viti i ri shkollor në 12 shkollat fillore dhe 6 të mesme. Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi me fillimin e vitit shkollor 2014/2015 ka vizituar disa shkolla fillore dhe të mesme në Tetovë.

Autoritetet e komunës së Tetovës dhe përgjegjësit për arsim kanë njoftuar se janë bërë të gjitha përgatijet për një fillim të suksesshëm të vitit shkollor në të gjitha shkollat e Tetovës, njofton Televizioni Koha.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi me fillimin e vitit shkollor 2014/2015 ka vizituar disa shkolla fillore dhe të mesme në Tetovë. Ajo fillimisht vizitoi shkollën fillore “Naim Frashëri” dhe “Liria” ku u takua me drejtuesit e këtyre dy shkollave duke u njoftuar nga afër me punimet që janë bërë gjatë pushimeve verore si dhe të gjithë nxënësve të cilët për herë të para u ulën në bankat shkollore u uroi vit të mbarë.

“Normalisht që është politikë e jona që të përkrahim në maksimum shkollat sidomos në këtë fillim të vitit shkollor. Jam e kënaqur nga përgatitjet që janë bërë nga ana e shkollave, dhe tendenca jonë është që në fillim të vizitiojmë ata që për herë të parë ulen në shkollat fillore.Poashtu ne jemi të përcaktuar që të përmirësojmë kushtet dhe infrastrukturat në për shkollat e Tetovës” tha Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Nga shkollat e mesme Arifi vizitoi shkollën e mjekësisë “Nikolla Shtejn” dhe shkollën profesionale “Mosha Pijade” ku para nxënësve u prezantuan masat e ndërmarra për rritjen e cilësisë në procesin arsimor.

Ndryshe në Tetovë për herë të parë në bankat shkollore janë ulur 1021 nxënës që do të thotë se numri i nxënësve që janë regjistruar në klasë të parë këtë vit ka rënë në krahasim me vitin e kaluar ku në klasë të parë kishin filluar 1048 nxënës, ndërsa në vitin e parë në shkollë të mesme këtë vit janë regjistruar rreth 1850 nxënës. Karakteristike në shkollat e mesme profesionale këtë vit është se numri I nxënësve të cilët janë regjistruar në shkolla profesionale është rritur për 30 përqind, njofton Televizioni Koha.

Nga ana e Sektorit për Arsim në komunën e Tetovës është bërë e ditur se në të gjitha shkollat janë marrë masa për një fillim të mbarshëm të vitit shkollor.Poashtu ndërmarrja publike komunale me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka ndërmarë aksion për larjen e oborreve të shkollave mesme dhe filllore në qytetin e Tetovës.

Viti shkollor ka filluar edhe nëpër komunat tjera rurale të Pollogut dhe nuk është raportuar për probleme eventuale. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *