Home / Lajme / Maqedoni / Fillon projekti ‘Alo mjek’ (VIDEO)

Fillon projekti ‘Alo mjek’ (VIDEO)

15 Shtator – Sotë filloi projekti i qeverisë së Maqedonisë ” Alo Mjek ” nëpërmjet këtijë projekti qytetarët do të munden në numrin e telefonit 15-123 të konsultohen me mjekët për sëmundjet e tyre apo simptoma që i ndjejnë.

Me projektin e Qeverisë “Alo mjek”, i cili fillojI prej sot, qytetarët do të munden në numrin e telefonit 15-123 të konsultohen për një gjendje të caktuar shëndetësore apo simptoma që i ndjejnë.

Në projektin “Alo mjek”, siç njoftoi të shtunën ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, janë të kyçur mjekë specialistë me së paku 10 vite përvojë që është ndryshe nga dispeçerët të cilët lajmërohen në Ndihmën e shpejtë mjekësore të cilët janë mjekë të përgjithshëm, ndërsa disa nga specialistët janë edhe mjekë të sapopensionuar”, theksoi Todorov, transmeton Televizioni Koha.

Todorov me këtë rast ka sqaruar se në projekt përfshihen të gjithë mjekët nga klinikat e Shkupit dhe entet shëndetësore në qytet, të cilët do të punojnë nga një ndërrim në muaj në koll-qendrën “Alo mjek”, nga katër orë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *