Home / Lajme / Maqedoni / Fillon viti akademik në USHT (VIDEO)

Fillon viti akademik në USHT (VIDEO)

Tetovë, 15 Shtator – Në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) sot nisi solemnisht viti i ri akademik 2014/2015.

Universiteti shtetëror i Tetovës sot në mënyrë soleme ka pritur 3500 brucoshat të cilët do të kenë mundësi që të studiojnë në 11 fakultete dhe programe studimore.

Rektori i USHT-së me këtë rast tha se USHT-ja do të jetë një shembull i mirë për të gjithë ata që duan të studiojnë dhe ai premtoi se do të bëjë çmos për të rritur cilësinë dhe kulatietin në këtë tempull të dijes.

“ Të nderuar të pranishëm dhe të nderuar brucoshë, Ju keni vendosur të studioni në këtë Universitet sepse keni qenë të bindur se kjo rrugë është e ardhmja Juaj dhe ne ua kemi hapur dyert me shpresë se do të jeni gjeneratë e suksesshme, e cila do të përgatitet profesionalisht për të qenë e aftë t’i përballojë sfidat e ardhshme, përmes përgatitjes Tuaj profesionale, në fakultetet dhe programet studimore që keni zgjedhur dhe ku do të kualifikoheni për një të ardhme më të begatshme dhe më të sigurt. Këtë vit akademik, ne e fillojmë me shpresa të mëdha se e ardhmja e këtij Universiteti është edhe e ardhmja e Juaj dhe e mbarë shoqërisë ”, theksoi rektori Ameti, transmeton Televizioni Koha.

Sipas tij, deri më sot, ne kemi realizuar dy afate regjistrimi, në kuadër të të cilëve janë regjistruar mbi 3000 studentë, nga gjithsej 5310 studentë, sa janë parashikuar të regjistrohen në 11 fakultetet, programet studimore dhe studimet e disperzuara të këtij Universiteti.

“ Me përmbylljen edhe të afateve të tjera, ne besojmë se do të arrijmë t’i përmbushim synimet tona për plotësimin e të gjitha vendeve të publikuara në Konkursin e këtij viti akademik. Kjo dëshmon edhe një herë se, vizioni ynë për arsimimin e gjeneratave të reja është shumë i qartë dhe siguron perspektivë të ndritur ”, shtoi mes tjerash Prof. Dr.Vullnet Ameti, Rektori i USHT-së, transmeton Televizioni Koha.

Ndësa ministri i arsimit premtoi se do të përkrahin këtë universitet dhe në Shkup do të ndërtojnë një objekt, ai më tej tha se të falsësh për USHT-në do të thotë të japësh një betim.

“ Në punën tonë të përditshme duhet të kemi parasysh sakrificën e të gjithë atyre që flijuan për këtë Universitet dhe jo vetëm, por edhe të kujdesemi të arrijmë të realizojmë amanetin e tyre për arsim. Ju, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në mua personalisht mund të llogarisni në përkrahësin më të madh në përmbushjen e ambicieve dhe qëllimeve të përbashkëta. Unë do të kërkoj nga Ju që të angazhohemi të gjithë së bashku në ngritjen e cilësisë së arsimit. Mos e shikoni cilësinë e arsimit dhe përmirësimin e saj në USHT, thjeshtë vetëm si obligim ligjor, por edhe si obligim kombëtar. Se çfarë gjenerata do të ndërtojmë varet nga ne. Ne jemi përgjegjësit për të ardhmen e shoqërisë dhe vendit ”, tha me këtë rast ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, transmeton Televizioni Koha.

Në pesë universitetet publike në Shkup, Manastir, Tetovë, Shtip dhe Ohër këtë vitë kishte 24.121 vende për studentë të rinj, prej të cilëve 10.048 në Universitetin në Shkup. Në Universitetin “Shën. Kliment i Ohrit” – Manastir (USHKO) ka pasur 3.595, në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) 5.310 vende, në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip (UGD)4.728 vende, ndërsa në universitetin për Shkenca Informatike dhe Teknologji “Shën Apostol Pavle” në Ohër 440 vende të lira. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *