Home / Lajme / Maqedoni / Firmoset marrëveshja për uljen e roamingut (VIDEO)

Firmoset marrëveshja për uljen e roamingut (VIDEO)

29 shtator – Qeveritë e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës kanë firmosur në Budva, marrëveshjen e cila parashikon ulje të çmimeve për biseda telefonike përmes celularëve, dërgimin e mesazheve në tekst dhe përdorimin e internetit në roaming, në vendet nënshkruese.

Kjo marrëveshje nuk do të thotë se roamingu hiqet tërësisht, por që çmimet do të zbresin gradualisht.

” Çmimi i roaming-ut për biseda nëpërmjet telefonit celular, për mesazhet me tekst dhe Internet do të zvogëlohet. Çmimi i roming-ut do të ulet. Megjithatë, nuk do të thotë se do të bisedojmë, sikurse bisedojmë nga shtëpia, por do të jetë më lirë, dhe lirimi do të zhvillohet në 5 etapa”, deklaroi Marta Tomovska Arsovska, Zv/Ministre e Shoqërisë Informatike.

Për dinamikën e zbritjes së çmimit për çdo fazë, do të vendosin trupat koordinuese mes shteteve. Zbritja e parë reale e çmimeve për telefonata, dërgim mesazhesh dhe përdorim interneti në roaming në vendet pjesëmarrëse pritet të ndodhë vitin e ardhshëm.

” Nëse flasim për çmimet aktuale në BE-së, ato janë 10 deri në 11 denarë për minutë. Këto janë çmimet aktuale që aplikohen atje. Por si do arrijmë deri tek këto çmime, me çfarë dinamike, kjo mbeti të negociohet së shpejti”, tha Marta Tomovska Arsovska, Zv/Ministre e Shoqërisë Informatike.

Operatorët celularë në Mal të Zi druajnë nga ulja e të ardhurave. Megjithatë, qeveria e atjeshme nënshkroi marrëveshjen duke shpjeguar se turistët do ta përdorin më shumë celularin, falë uljes së çmimeve. Autoritetet tona, nga ana tjetër, thonë se operatorët celular e kanë pritur mirë këtë marrëveshje. Pikërisht për shkak të çmimeve, Bashkimi Evropian nuk i lejoi Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, të ishin pjesë e zonës evropiane me roming të lirë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *