Home / Lajme / Maqedoni / Fraj: Maqedonia mos ta humbë BE-në, për shkak të krenarisë

Fraj: Maqedonia mos ta humbë BE-në, për shkak të krenarisë

Shkup, 12 shtator – Torsten Fraj, anëtar i Bundestagut gjerman nga radhët e partisë në pushtet CDU, ka deklaruar se në Maqedoni synon të ketë një pasqyrë të plotë për situatën sociale, politike dhe ekonomike si dhe të vazhdojë bisedimet që më herët i ka pasur me përfaqësuesit e Maqedonisë në Gjermani.

Ai ka deklaruar se është takuar me përfaqësues të Qeverisë, të opozitës, nga BE-ja dhe nga sektori qytetar. Ndër të tjera është takuar me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe zëvendës kryeministrin Fatmir Besimi, Radmila Shekerinska nga LSDM, përfaqësues të komuniteteve fetare, ambasadorin e ri gjerman në Shkup, si dhe me Robert Lidl nga Zyra e BE-së.

Ai ka thënë se rekomandim i parë është çështja e emrit, që duhet të zgjidhet me kompromis me Greqinë.

“Për të tjerat, BE ka dhënë kritere të qarta që duhet të plotësohen. Sipas meje, Maqedonia duhet të ndjek hapin në sferat e të drejtave të njeriut, sigurinë juridike, lirinë e të shprehurit dhe të mediumeve, si dhe rreptësisht të plotëson kriteret nga Mastriht. Këtë kam theksuar në të gjitha bisedimet. Vetëm të jem i qartë se kjo nuk nënvlerëson reformat që kanë arritur statusin e kandidatir dhe rekomandimin nga Komisioni Evropian për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE”, ka thënë Fraj, në një intervistë për “Nova Makedonija”.

Fraj ka thënë se është takuar me negociatorin për çështjen e emrit, Vasko Naumovski, dhe ka fituar ndjesinë se mund të sjellë stimul të ri për këtë çështje.

“I kam treguar se zgjidhja e kësaj çështje është kyçe për zhvillim të mëtutjeshëm të vendit. Në të njëjtën kohë kam theksuar se të mirat e vendit dhe prosperiteti i qytetarëve nuk duhet të varen nga emri. Kam këshilluar gjithashtu që seriozisht të diskutohet për një kompromis me të gjitha palët e përfshira. Maqedonia nuk duhet të lëshojë përparësitë që vijnë me anëtarësimin në BE vetëm për shkak të krenarisë”.

Fraj ka thënë se në bisedimet me Greqinë, Maqedonia ka nga përkrahjen e plotë, qëndrim që gjithashtu përherë është theksuar edhe nga kancelaria Merkel. “E dimë se Maqedonisë i nevojitet përkrahje nga jashtë në këtë situatë, edhe atë posaçërisht nga Gjermania”.

Ndërkohë, deputeti gjerman ka vlerësuar se Maqedonia ka pasur një përparim të rëndësishëm viteve të fundit, si për shembull në politikën ekonomike, rritja e investimeve dhe avancimi në sistemin arsimorë në drejtim të duhur.

“Në përgjithësi, mendoj se korniza juridike dhe konstitucionale e shtetit janë shumë mirë. Megjithatë mendoj se është e papranueshme për vendin, si anëtare e ardhshme e BE-së, opozita të bojkotojë parlamentin, sepse për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve nevojiten të dy palët. Jam i kënaqur edhe nga ato takime, posaçërisht nga ajo që ndërmjet përfaqësuesve të sektorit joqeveritarë mund të shihen mendime të ndryshme për më shumë çështje”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *