Home / Lajme / Rajon / Fyle sot për vizitë në Shqipëri

Fyle sot për vizitë në Shqipëri

29 shtator-
Shqipëria e mori statusin “kandidat” pas tri dështimeve radhazi dhe u rrezikua përsëri kur në dhjetor 2013 Holanda, Britania e Madhe, Gjermania, Danimarka dhe Franca kërkuan më shumë prova për përmbushjen e detyrimeve.

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle do të vizitojë sot Tiranën në kuadër të pjesëmarrjes në raundin e katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri- BE.

Peter Stano, zëdhënësi i eurokomisionerit Fyle, tha se dialogu zhvillohet pak ditë përpara publikimit të Raportit të Përparimit (Progres Raport) të Komisionit Europian për Shqipërinë.

Zëdhënësi Stani njoftoi gjithashtu se eurokomisioneri do të jetë bashkëdrejtues i Dialogut të Nivelit të Lartë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Dialogu nisi në nëntor 2013 me synim intensifikimin e punës së Shqipërisë për 5 prioritetet kyçe”, – tha zëdhënësi Stano.

Zëdhënësi shtoi se raporti i Komisionit Europain për Shqipërinë pritet të bëhet publik në fillim të tetorit.

Ky është takimi i parë i dialogut pasi Shqipëria në 24 qershor moti statusin e vendit “kandidat” për anëtarësim nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian.

Shqipëria e mori statusin “kandidat” pas tri dështimeve radhazi dhe u rrezikua përsëri kur në dhjetor 2013 Holanda, Britania e Madhe, Gjermania, Danimarka dhe Franca kërkuan më shumë prova për përmbushjen e detyrimeve.

Kjo tryezë e Dialogut do të shfrytëzohet nga opozita shqiptare, për të renditur arsyet se pse vazhdon të bojkotojë Kuvendin.

Ndërkohë pak ditë më parë u bë e ditur se Shqipëria do të përfitojë 649.5 milionë euro në shtatë vitet e ardhshme nga Komisioni Europian. Konkretisht Shqipëria do të marrë 83.7 mln euro këtë vit; 86.9 mln euro në 2015; 89.7 mln euro në vitin 2016; 92.9 mln euro në vitin 2017 dhe nga viti 2018 deri në vitin 2020 vendi ynë do të marrë 296.3 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *