Home / Lajme / Rajon / Gati plani për arrestimin e Berishës dhe disa ish-ministrave

Gati plani për arrestimin e Berishës dhe disa ish-ministrave

11 Shtator – Madje hetimi do të shkojë shumë lart duke përfshirë në të edhe vetë Berishën, i cili pretendohet të jetë njëkohësisht edhe “peshkaqeni” që do të bjerë në rrjeten e drejtësisë duke i dhënë kështu Bashkimit Evropian një mesazh të fortë

Është e qartë tashmë se bileta e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat për BE ishte aksioni i policisë në Lazarat. Është theksuar disa herë rresht pas atij aksioni nga funksionarë të Bashkimit Evropian se me këtë rast qeveria tregoi se ka vullnet në luftën ndaj lendëve narkotike dhe ndaj krimit të organizuar.

Aksioni i Lazaratit por edhe ky i fundit në malësinë e Dukagjinit tregoi deri diku se të paktën në sferën e aksioneve të mëdha dhe që bëjnë bujë brenda dhe sidomos në zyrat e ofiqarëve të BE-së qeveria ka një vullnet të hekurt për t’i çuar deri në fund.

Pasi kaluan pengesën e statusit u tha se tashmë do të duhen vite për të filluar negociatat duke i zbehur shpresat për një intensifikim të procesit të integrimit të vendit në BE nisur edhe nga zhvillimet brenda saj por edhe deklaratave të Junkerit se do të pezullojë zgjerimin për pesë vitet e ardhshme.

Por qendrimet evoulojnë dhe pretigjiozja “The economist” ka publikuar një speciale sëfundmi për Shqipërinë duke thënë se mund të ketë një përshpejtim të procedurave për hapjen e negociatave me BE-në nqs ka një vullnet të fortë të qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në muajt në vazhdim. Një fakt i tillë i ka rënë më parë në vesh qeveria se sa “Economistit” pasi ka filluar të marrë masa drastike në këtë drejtim, për të cilat do të flasim më poshtë.

Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar është në fakt porosia e çdo zyrtari europian me kollare që viziton Tiranën të paktën që prej vitit 2 000.

Në këtë drejtim qeveria e ka rrugën e hapur. Mirëpo, këta europianët janë mësuar me peshq të mëdhenj, sidomos në këtë zonën e Ballkanit. Mediat raportojnë se dy ministra janë arrestuar sot në Bosnje për korrupsion.

Një ndër peshqit e mëdhenj që akumuloi edhe irritimin e shumë qytetarëve është tashmë pas hekurave. Shumëkush e ka quajtuar një arrestim për të sfumuar inatin e publikut, por gjasat janë që Fullanit zor të dalë nga andej pa një vendim gjykatë për të paktën disa muaj burg.

Por Fullani duket se do të jetë ndër më të vegjlit e peshqëve të mëdhenj që do t’u vihen prangat. Duke marrë parasysh oreksin e europianëve për këtë kategori të arrestuarish në vende plot krim dhe korrupsion si ato ballkanike, por edhe synimin për të marrë sa më parë hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, qeveria synon t’i japë shumë shpejt një mesazh të fortë europës duke ndërmarrë arrestime VIP, të cilat shkojnë shumë lart në emrat e qeverisjes së kaluar.

Dosja.net ka mësuar nga burime brenda maxhorancës së PS ka ngarkuar disa nga deputetët e saj me profesion jurist që të merren me plotësimin e dosjeve të shkeljeve të ministrave të qeverisë Berisha duke i hapur rrugën një hetimi në shkallë të gjerë për shumë prej anëtarëve të ish-kabinetit Berisha. Mësohet gjithashtu se grupi përbëhet nga katër jurist të kësaj partie politike, njëri prej të cilëve njohës i mirë i këtyre çështjeve.

Madje hetimi do të shkojë shumë lart duke përfshirë në të edhe vetë Berishën, i cili pretendohet të jetë njëkohësisht edhe “peshkaqeni” që do të bjerë në rrjeten e drejtësisë duke i dhënë kështu Bashkimit Evropian një mesazh të fortë. B.B-DOSJA.NET

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *