Home / Lajme / Maqedoni / Gjermania më nuk u jep azil ballkanasve

Gjermania më nuk u jep azil ballkanasve

Shkup, 20 Shtator – Dhoma e lartë e Parlamentit Gjerman dje ka miratuar ndryshimet e ligjit për azilin, me të cilin Maqedonia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të kualifikohen si vende të sigurta.

Kjo do të thotë se azilkërkuesit nga këto vende shumë shpejtë do të kthehet në vendin e origjinës ngase kërkesat e tyre për azil do të shqyrtohen në procedurë të shpejtë në Gjermani.

Këtë vit në Gjermani janë dorëzuar rreth 100 mijë kërkesa për azil, që është 60 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Në periudhën janar-gusht kërkesat e tilla janë paraqitur mbi 14 mijë qytetarë të Serbisë, mbi 5 mijë nga Maqedonia, dhe rreth 5 mijë nga Bosnja Hercegovina.

Qeveria gjermane ndërkohë ka premtuar lehtësime në ligjin për azilin, sidomos në qëndrimin e detyruar në një rajon ku refugjatët janë të regjistruar, por edhe kur është fjala për punësimin. Në të ardhmen refugjatët janë të detyruar të qëndrojnë vetëm tre muaj në një vend të caktuar.

Kancelaria gjermane Angela Merkel ka kërkuar një “mënyrë veprimi të kujdesshme dhe të përgjegjshme” me refugjatët, pas rritjes së dukshme të numrit të refugjatëve nga Siria dhe Iraku, përcjell albinfo.

Një reformim i ligjit të azilit do të mundësojë që të “ndihmohen ata që kanë nevojë urgjente për ndihmë”, ka thënë Merkel. Edhe Minisitri i Brendshëm gjerman, de Maiziere kërkon përmes një iniciative të reduktojë numrin e azilkërkuesve.

Së bashku me Francën, Poloninë, Spanjën dhe Britaninë e Madhe, ai ka lansuar iniciativën e një politike të koordinuar evropiane për refugjatët.

Synimi është të shpërndahet barra në mënyrë të drejtë, pasi disa vende kritikojnë se marrin numrin më të madh të refugjatëve.

Në fillim të tetorit ministrat e Brendshëm të BE-së do të diskutojnë për masat e reja në drejtim të politikës së azilit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *