Home / Lajme / Maqedoni / Gjimnazi i Tetovë do të ndahet vitin e ardhshëm (VIDEO)

Gjimnazi i Tetovë do të ndahet vitin e ardhshëm (VIDEO)

Tetovë, 06 Shtator – Kërkesat për ndarjen e gjimnazit “Kiril Pejçinoviç” në të paktën dy subjekte shkollore janë prej shumë vitesh, kurse paralajmërimet për pavarësimin e tyre janë bërë nga vetë ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi.

Pas gjimnazit të Gostivarit që jo shumë kohë më parë u nda në dy subjekte të veçanta shkollore, siç duket në radhë është gjimnazi “Kiril Pejçinoviç” i Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Në këtë gjimnaz, aktualisht numërohen mbi 3 mijë nxënës, kryesisht shqiptarë. Mësimi zhvillohet në kushte të jashtëzakonshme. Nxënësit e sistemuar në rreth 100 paralele mësojnë të shpërndarë në pesë objekte dhe sikurse janë ankuar çdo herë drejtorët e këtij gjimnazi, administrimi i shkollës është shumë i vështirë. Prandaj, për të siguruar kushte më të mira për mësim, duhet në radhë të parë të mendohet për ndërtimin e një objekti të ri shkollor dhe krahas kësaj, të lihet hapësirë për një ndarje të radhës.

Kërkesat për ndarjen e gjimnazit “Kiril Pejçinoviç” në të paktën dy subjekte shkollore janë prej shumë vitesh, kurse paralajmërimet për pavarësimin e tyre janë bërë nga vetë ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi, transmeton Televizioni Koha.

Kërkesa e parë zyrtare për ndarjen e gjimnazit në dy subjekte të veçanta është bërë jo më larg se më 26 korrik 2010, pra në kohën kur për shkak të mbingarkesës, gjimnazit i duhej të shpërndahej jo më në dy e tre objekte, por në pesë të tilla. Tash së fundi sërish në Ministrinë e Arsimit komuna ka parashtruar kërkesë për ndarjane gjimnazit.

Ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi Gjimnazi “Kiril Pejçinoviç” që dikur mbante emrin e Hasan Tahsinit gjendet edhe para mundësisë për të rikthyer emrin e vjetër të shkollës. Konkretisht, shkolla e re që do të themelohet me paralelet e këtij gjimnazi, sikurse pritet të iniciohet edhe zyrtarisht nga Këshilli nismëtarë, do të mbajë emrin e ri-të vjetër “Hasan Tahsini”. Por mbi të gjitha do të duhet të bëhet edhe një zgjidhje më e mirë hapësinore, pasi vetëm pavarësimi në letra nuk do të zgjidhë problemet reale të këtij gjimnazi, i cili ka numër nxënësish sa për tre shkolla të mëdha, transmeton Televizioni Koha.

Ministri Ademi nuk ka dhënë detaje se cili është plani që do të shoqërojë ndarjen e gjimnazit “Kiril Pejçinoviç” në dy subjekte të veçanta shkollore, por ka lënë të kuptohet se MASH do t’i përgjigjet të gjitha kërkesave që lidhen me cilësinë e arsimit.

Deri tani, gjimnazi i Tetovës ashtu si dhe shumë shkolla të tjera në Maqedoni, përveç tjerash, ishte edhe viktimë e mosmarrëveshjeve politike, herë brenda kampit shqiptar e herë nga parti të ndryshme etnike. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *