Home / Lajme / Maqedoni / Gostivar, mbesa 18 vjeçare me të dashurin e sajë i vjedhin dajës stoli ari në vlerë 70 mijë euro (VIDEO)

Gostivar, mbesa 18 vjeçare me të dashurin e sajë i vjedhin dajës stoli ari në vlerë 70 mijë euro (VIDEO)

Gostivar, 15 Shtator – Ekipet e policisë bastisën shtëpitë e dy të dyshuarve dhe u gjetën stolitë e arit në oborrin e A.I të mbuluara nga dheu dhe me gjethe dhe ndaj tyre është ngritur padia penale e vjedhjes së madhe dhe një gjykatës urdhëroi një para-procedurë për paraburgim prej 48-orësh.

Mbesa 18 vjeçare dhe i dashuri i saj janë të dyshuar për kryerjen e vjedhjes së madhe të arit nga shtëpia e 54 vjeçarit J.J nga fshati Çajle e Gostivarit. Stolitë e arit janë gjetur në oborrin e shtëpisë së të dashurit të saj, transmeton Televizioni Koha.

Policia e Gostivarit, bënë të ditur se bëhet fjalë për të dyshuarën mbesën 18 vjeçare S.J e cila kishte ndihmë edhe nga i dashuri i saj 18 vjeçar A.I nga fshati Çegran.

Ndaj tyre është ngritur padia penale e vjedhjes së madhe dhe një gjykatës urdhëroi një para-procedurë për paraburgim prej 48-orësh, njofton Televizioni Koha.

Vjedhja ka ndodhur në fillim të këtij muaji në shtëpinë e J.J. (54). Mbesa e J.J e dinte se s’kishte askush në shtëpi, kishte ardhur me të dashurin e saj dhe e kishte vjedhur shtëpinë.

Stolitë e arit i kishte gjetur në dhomën e gjumit, dhe pastaj ishte larguar shpejt nga fshati para se me e pa fqinjët.

Ekipet e policisë bastisën shtëpitë e dy të dyshuarve dhe u gjetën stolitë e arit në oborrin e A.I të mbuluara nga dheu dhe me gjethe. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *