Home / Lajme / Maqedoni / Grubi: Gjyqësori është selektiv në Maqedoni (VIDEO)

Grubi: Gjyqësori është selektiv në Maqedoni (VIDEO)

Shkup, 04 Shtator – Pres guxim politik nga kolegët deputet dhe qeveria që të fillojmë të mendojmë për gjeneratat e ardhshme dhe jo për atë se si ti fitojmë zgjedhjet e ardhshme. Të njejtin guxim e pres edhe nga shoqëria në përgjithësi, OJQtë, mediat, bota akademike,” përfundoi Grubi

Në seancën e sotme të Komisionit për çështje evropiane pranë kuvendit të Maqedonisë u shqyrtua raporti i Sekretariatit për Çështje Evropiane për aktivitetet e realizuara nga programi kombëtar për miratimin e të drejtës Evropiane.

Në fjalēn e vet, Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim uroi z. Donald Tusk dhe zonjën Federica Mogherini për detyrat e reja në Krye të institucioneve tē BE si dhe Zv. Kryeministrin Besimi për përpjekjet ndërministrore dhe ndërinistitucionale për ti koordinuar angazhimet për reforma në vend në përputhje me pritjet e Brukselit.

Por, deputeti Grubi vijoi duke thënë që këto reforma kërkojnë ndryshim edhe të mendjes dhe të veprimtarisë, në veçanti tek pushteti gjyqësor.

“Si ka mundësi që pushteti gjyqësor, për dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe vjedhje të 2.5 milion € të vendos dënim me 2 vite burg, ndërsa për thyerje të 3-4 dritareve tek Gjykata ose të 1-2 dritareve të një kafiterie, të dënon të dyshuarit me 3 dhe 1 vjet burg, ndërsa për vandalizëm dhe cenim të pronës private në Gjorçe, dënimi të jetë me kusht?!

Është detyrë e përbashkët që të ç’rrënjosim standardet e dyfishta dhe ngarkesat etnike dhe fetare tek gjykatës dhe prokuror të caktuar sepse me këtë gjyqësor selektiv nuk kemi vend në Bruksel.” theksoi Grubi.

Gjithashtu, deputeti Grubi foli edhe për samitin e NATOsë në Kardif të Vellsit dhe mospërfshirjen e zgjërimit të aleancës në agjendën e samitit.

“Si rregull e pashkruar, anëtarësimet në BE janë bë pas bashkangjitjes së vendeve në NATO.
Maqedonia ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO qysh në vitin 2008 në Bukuresht, por aleanca veriperendimore akoma është në pritje të adresës se në cilin emër ta drejton atë ftesë.

Pres guxim politik nga kolegët deputet dhe qeveria që të fillojmë të mendojmë për gjeneratat e ardhshme dhe jo për atë se si ti fitojmë zgjedhjet e ardhshme. Të njejtin guxim e pres edhe nga shoqëria në përgjithësi, OJQtë, mediat, bota akademike,” përfundoi Grubi.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *