Home / Lajme / Maqedoni / Grubi takon ambasadorin italian

Grubi takon ambasadorin italian

Shkup, 17 Shtator – Artan Grubi, Deputeti nga rradhet e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, ka vijuar takimet me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në vend duke pritur sot në zyret e Kuvendit të Maqedonisë Ambasadorin e Italisë në Shkup, Ernesto Beleli.

Deputeti Grubi dhe Ambasadori Beleli shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend, bashkëpunimin bilateral, marrëdhëniet midis dy komuniteteve shumicë si dhe integrimit në NATO dhe BE.

Italia, e cila kryeson me Bashkimin Evropian deri në dhjetor, shpreson që vendi jonë t`i bashkohet familjes evropiane në një të ardhme të afërt. Ambasadori Beleli theksoi që Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Artan Grubi theksoi rëndësinë e zgjedhjes së Zonjës Frederica Mogherini për përfaqësues të lartë për politike të jashtme dhe të sigurisë të BE, por edhe të Johanes Han për komisioner për zgjërim. Bashkë me Juncker, ekipi i ri në Bruksel do të duhet të intensifikojë vëmendjen politike të BE-së ndaj Ballkanit perendimor. Përfundimet për rëndësinë e përshpejtimit dhe përforcimit të këtij fokusi evropian në Ballkan mund të nxirren edhe nga zhvillimet e komplikuara në Ukrainë.

Bashkimi Demokratik për Integrim është partner i fuqishëm i komunitetit ndërkombëtar në plotësimin e standardeve të kërkuara nga Brukseli, por njëkohësisht shpreson edhe në angazhimin më të madh dhe të drejtpërdrejt të komunitetit ndërkombëtar për arritjen e një kompromisi të pranueshëm për të dyja palët në kontestin për çështjen e emrit.Anëtarësimi në NATO do të relaksonte edhe marrëdhëniet ndëretnike si dhe do të ndikonte në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ky proces kërkon konsensus shoqëror, andaj dhe deputetet e opozitës duhet të kthehen në kuvend dhe të japin kontributin e tyre konstruktiv për një raport pozitiv në tetor. Edhe me ambasadorin Italian, Deputeti Grubi foli për nevojen e reformimit të sistemit të sundimit të ligjit si dhe nënvizoi shqetësimet me ngarkesat etnike dhe fetare të gjykatësve dhe prokurorëve të caktuar që po rëndojnë marrëdhëniet ndëretnike me vendimet e tyre kontestuese.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *