Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Radikalët fetarë tentojnë destabilizimin (VIDEO)

Gruevski: Radikalët fetarë tentojnë destabilizimin (VIDEO)

Shkup, 05 Shtator – ‘Bëhet fjalë për radikalizëm fetar me të cilin tentuan të shkaktojnë destabilizim të vendit, duke bindur popullatën shqiptare se për shkak të përkatësisë etnike disa persona kanë marr dënim me burg. Ndoshta, në një moment shqiptarët i kanë besuar kësaj, por me kalimin kohës do ta kuptojnë se janë mjet manipulimi i një grupi individësh, të cilët nuk punojnë për interesat e shqiptarëve’, ka deklaruar Gruevski.

Në intervistë për javoren ‘Republika’, kryeministri Gruevski u shpreh i bindur në ardhmërinë e përbashkët të shqiptarëve dhe maqedonasve, duke thënë se lehtë mund të zbulohen ata të cilët keqpërdorin përkatësin kombëtare për të arritur qëllime të tjera. Incidenti në Bit Pazar, pas vendimit “Monstrës” për kryeministrin e Gruevski paraqet tentim për destabilizimin e Maqedonisë, por jo nga aspekti etnik, por nga aspekti radikal fetar.

‘Bëhet fjalë për radikalizëm fetar me të cilin tentuan të shkaktojnë destabilizim të vendit, duke bindur popullatën shqiptare se për shkak të përkatësisë etnike disa persona kanë marr dënim me burg. Ndoshta, në një moment shqiptarët i kanë besuar kësaj, por me kalimin kohës do ta kuptojnë se janë mjet manipulimi i një grupi individësh, të cilët nuk punojnë për interesat e shqiptarëve’, ka deklaruar Gruevski.

Për problemin kyç të integrimit, problemit me emrin, Gruevski akuzoi Greqinë. Sipas tij për dallim nga Maqedonia e cila ka pasur pozicione të qarta, politikanët grek kanë pasur dy pozita krejtësisht të ndryshme. Pozicionin zyrtar të cilin zyrtarisht kanë proklamuar, se janë për zgjidhje dhe jo zyrtarisht se kontesti ndërmjet Shkupit dhe Athinës nuk mund ta zgjidhin për shkak të problemeve serioze politike dhe financiare në vend.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *