Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski zvogëloi shumën, nga Zaevi kërkon vetëm 50 mijë euro

Gruevski zvogëloi shumën, nga Zaevi kërkon vetëm 50 mijë euro

2 shtator-“Sot kur u gjet para gjyqit me të gjitha forcat të dëshmoj se nuk ka thënë ashtu siç ka thënë, dhe se ka paraqitur vetëm një dyshim të bazuar. Përkundrazi ai gjithmonë në mënyrë kategorike pohonte se kam marr 1,5 milion euro në dorë, kesh ose 4 milion në disa raste se jam babai i kriminalitet”, tha Nikolloa Gruevski, kryeministër.

Kryeministri Gruevski u ankua se shpifjet e Zeaveit se ka marr ryshfet gjatë shitjes së “Makedonska Bankës” i shkaktuar shqetësim shpirtëror dhe e kanë bërë të ndjehet. Duket tërhequr këmbën e majtë, shkaku i lëndimit ai sot u paraqet në seancën gjyqësore me liderin e opozitës Zoran Zaev dhe dëshmoi thuajse një orë. Ai pohoi se informatat që plasoi Zaevi janë të pavërteta dhe trillime me qëllim që ti shkaktohet dëm politik para zgjedhjeve. Sipas përshtypjes së tij nga seanca e sotme, duke u përpjekur të shpëtoj nga pohimet, tërhiqet edhe Zaevi.

“Sot kur u gjet para gjyqit me të gjitha forcat të dëshmoj se nuk ka thënë ashtu siç ka thënë, dhe se ka paraqitur vetëm një dyshim të bazuar. Përkundrazi ai gjithmonë në mënyrë kategorike pohonte se kam marr 1,5 milion euro në dorë, kesh ose 4 milion në disa raste se jam babai i kriminalitet”, tha Nikolloa Gruevski, kryeministër.

Lideri i LSDM-së njoftoi se audio- incizimin i ka marr nga ish sekretari i përgjithshëm i VMRO- DPMNE-së Den Donçev, të cilin gjykata refuzoi ta thirr si dëshmitar në proces. Në paraqitjen para gjykatës Zaevi tha se nuk ka pas për qëllim të diskreditoj askënd. Ai do ta bënte sërish të njëjtën pasi ka vepruar sikurse çdo qytetar që dyshon se diçka është e paligjshme dhe jo etike.

“Dua të them se audio incizimi, si dëshmitar kryesor ka Den Donçevin, i cili personalisht më dorëzoi shiritin nuk është i thirrur të dëshmojë edhe pse ishte sekretar gjeneral i VMRO- DPMNE-së në atë kohë. Edhe seanca e sotme në të cilën Gjykata i lejoi Gruevskit të mos përgjigjet nëse zëri në incizim është i tij, vetëm sa e vërteton farsën e cila sipas meje dhe avokatëve të mi ka një epilog që dihet”, u shpreh Zoran Zaev, lider i LSDM-së.

Procesi gjyqësor vazhdon edhe nesër pasdite, për kur edhe janë caktuar fjalët e fundit. Pas kësaj pritet të merret vendim. Gruevski si paditës përmes avokatëve të tij uli kërkesën për Zaevin. Në vend gjysme milion eurove tani kërkon dëmshpërblimi për shpifje të jetë në vlerë prej 50 mijë euro. Alsat-M

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *