Home / Lajme / Maqedoni / Hapet këndi për fëmijë në ‘REMALL’ (VIDEO)

Hapet këndi për fëmijë në ‘REMALL’ (VIDEO)

Tetovë, 14 Shtator – Qendra tregtare “ReMall” për çdo ditë pasurohet me oferta të reja duke u rrumbullaksuar në një qendër tregtare urbane Europiane.

Këto ditë në katin e dytë të qendrës tregtare është hapur këndi i lojërave për fëmijë Kinderëelt në një hapësirë me standarde të larta dhe rekuizite që u përshtaten moshave të ndryshme, njofton Televizioni Koha.

Ky kënd do të shtojë frekuentimin në këtë qendër tregtare dhe sigurisht krahas zbavitjes së fëmijëve do tu krijojë komoditet prindërve të tyre për të bërë Pazar në shitoret e kësaj qendre tregtare.

Kompania Renova ka punësuar 6 edukatore që do të përkujdesen për sigurinë dhe zbavitjen e fëmijëve.

Gjithashtu vlen të përmenden edhe dy segmente të tjera sic është një salon për zbavitje Arkadia, ku mosha të ndryshme kanë mundësi të luajnë lojëra kompjuterike, biliardo dhe të freskohen me pije të ndryshme, njofton Televizioni Koha.

E vecanta e kësaj oferte është edhe hapja e restorantit Nuance që gjendet në katin e parë të Q.T. ReMall që në cdo kohë ofron specialitete të ndryshme të servuara në një ambient supermodern dhe terasë ku mund të shijoni freski dhe pamje të ambientit për rreth.
Me hapjen e ambienteve të lartë përmendura si dhe marketit Carrefour ditë më parë tanimë qendra tregtare ReMall plotëson kërkesat e klientëve të saj me moton cdo gjë në një vend. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *