Home / Lajme / Rajon / Haziri nuk sheh zgjidhje në seancën e 2 tetorit

Haziri nuk sheh zgjidhje në seancën e 2 tetorit

30 shtator-Takimi i djeshëm i presidentes me liderë thotë se “nuk është raundi i parë”, siç është shprehur ai, por ka qenë njëri prej zhvillimeve, duke thënë se tek presidentja po shihet një rol tjetër nga ai që është parë më parë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk pret që të bëhet zgjidhje në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për kryeparlamentarin dhe nënkryetarët që do të mbahet me 2 tetor.

Ai thotë për RTK se zgjidhja e krizës politike në vend mund të bëhet para 2 tetorit nëse ekziston vullneti politik, dhe partitë politike e kanë këtë mundësi.

“Zgjidhja e problemeve politike që kanë të bëjnë me zgjedhjet e fundit, duhet të jetë në mesin e të zgjedhurve”, deklaron Haziri.

Takimi i djeshëm i presidentes me liderë thotë se “nuk është raundi i parë”, siç është shprehur ai, por ka qenë njëri prej zhvillimeve, duke thënë se tek presidentja po shihet një rol tjetër nga ai që është parë më parë.

Kosova është aq politike sa e ka të papërballueshme gjendjen e një qeverie teknike vlerëson nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, dhe se sipas tij, zhvillimi ekonomik dhe social nuk mund të përballohet me një qeveri teknike.

Haziri vlerëson se deri në prill të viti 2016, Kosova e ka një rrugë jashtëzakonisht të vështirë.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *