Home / Lajme / Maqedoni / Henshou: Vetëm VMRO-DPMNE kundërshton Listat e hapura

Henshou: Vetëm VMRO-DPMNE kundërshton Listat e hapura

7 shtator-Organizata Joqeveritare “Most” shprehet e zhgënjyer që një pjesë e partive relevante politike nuk arritën të identifikojnë anët pozitive të sistemit të ri, meqë sipas tyre sistemi i tanishëm u konvenon më shumë. “Në sistemin e listave të hapura kriteri i vetëm gjatë përcaktimit se kush do të fitojë vend deputeti do të jenë votat individuale të dhëna për kandidatët”.

Shtohen zërat pro sistemit proporcional zgjedhor me lista të hapura në Maqedoni. Shteti aktualisht ka sistem proporcional me lista të mbyllura, ndërsa listat e hapura do t’i mundësojnë qytetarit që përveç mundësisë që të votojë për listën e kandidatëve partiak ose të koalicionit të votojë edhe një ose më shumë kandidatë të listës së propozuar, në bazë të votimit preferencial dhe me këtë të ndikojë në zgjedhjen përfundimtare. Në Maqedoni, që nga viti 2010, është duke u realizuar fushata për avancimin e sistemit zgjedhor, në të cilën ka pasur prioritet synimi që zgjedhjet parlamentare të organizohen me lista të hapura.

Këtë fushatë e ka organizuar Instituti Nacional Demokratik (NDI) me mbështetjen e organizatave vendore, të cilat merren me proceset zgjedhore në Maqedoni. Në konferencat e organizuara nga NDI, me përjashtim të VMRO-DPMNE-së së, partitë e mëdha parlamentare kanë lënë përshtypje se janë të interesuara që të mbështesin konceptin e listave të hapura, ndërsa partitë e vogla pa asnjë dyshim mbështesin këtë ide.

Kris Henshou drejtor i NDI-së në Shkup, për Inbox7 qartësoi pozicionet partiake lidhur me propozimin.”Sa për katërshen e madhe, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është në favor të listave të hapura dhe këtë publikisht e konfirmoi në konferencë. Partia Demokratike Shqiptare pranoi se sistemi i tanishëm duhet ndryshuar dhe ishin të hapur për diskutim.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë para konferencës ishte në favor, por gjatë një prononcimi për media në konferencë, e distancuan veten nga ky pozicion. Megjithatë ka shenja se së fundi LSDM-ja është duke u bërë më shumë pozitive lidhur me meritat e sistemeve të listave të hapura zgjedhore. Vetëm VMRO-DPMNE-ja fuqimisht doli kundër një sistemi me lista të hapura”, u shpreh Henshou.

Ndërkohë, Organizata Joqeveritare “Most” shprehet e zhgënjyer që një pjesë e partive relevante politike nuk arritën të identifikojnë anët pozitive të sistemit të ri, meqë sipas tyre sistemi i tanishëm u konvenon më shumë. “Në sistemin e listave të hapura kriteri i vetëm gjatë përcaktimit se kush do të fitojë vend deputeti do të jenë votat individuale të dhëna për kandidatët”.

”Kjo do të thotë se kandidatët do të jenë më të motivuar që të zhvillojnë fushatë aktive dhe do të duhet t’i përmbushin premtimet e tyre, sepse në të kundërtën, në zgjedhjet e ardhshme do të dënohen me numër më të vogël të votave, me çka nuk do të zgjidhen sërish për deputetë. Nga kjo del se sistemi i listave të hapura do të kontribuojë për kandidimin dhe zgjedhjet e kandidatëve më cilësorë”, ka thënë Darko Aleksov, drejtor i organizatës“Most”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *