Home / Lajme / Maqedoni / Heshtje për Republikën e Iliridës

Heshtje për Republikën e Iliridës

23 Shtator – Republika e Iliridës u shpallë javën e kaluar dhe ishte lajmi qendror që pushtoi gjitha mediat e vendit dhe rajonit.

Por, vetëm disa ditë më pas ajo është lënë në heshtje, bashkë me partitë shqiptare dhe faktorët e tjerë që nuk kanë komentuar dhe debatuar.

BDI ka heshtur për të komentuar aktin e shpalljes nga Nevzat Halili dhe bashkëpunëtor të tij, që janë të njohur kryesisht si veteranë të politikës, por edhe themelues të projektit të fillimviteve të 90-ta të Iliridës, për të cilën u mbajt edhe referendumi i suksesshëm i përkrahur nga shumica absolute e shqiptarëve.

Ndërsa komente mbi këtë ka bërë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke theksuar se njerëzit që bënë aktin e shpalljes nuk janë njerëz të këqinj, por ai shfrytëzoi rastin të atakojë oponentët e tij politik.

“Këta që para dy ditëve në Shkup shpallën diçka nuk janë njerëz të këqij, ata janë njerëz të mirë, por manipulohen. Megjithatë ju lutem bashkërisht të vërejmë një mungesë që kishte atë ditë te sheshi i Skëndërbeut, këta që ishin ballë protestave me disa frizura nuk ishin aty, sepse problem, frikë, rrezik. E pra nëse dikush do që Menduh Thaçin dhe PDSH-në ta shtynë në aventura dhe ai ta shtinë kombin e vet në konflikt të armatosur, kur ai komb nuk është gati, unë ju them se këtë tradhti nuk e bëj”, theksoi Thaçi.

Heshtja dhe përkrahja për aktin simbolik të shpalljes ka qenë e pranishme edhe në mesin e sektorit joqeveritar dhe shoqatave të ashtuquajtura atdhetare.

Por, së fundi shoqata “Kongresi i Bashkimit” nga Manastiri ka dalur me një komunikatë për përkrahjen e aktit të ndërmarrë nga Nevzat Halili.

“Përshëndesim shpalljen e Republikës së Iliridës si një akt madhor dhe qenësorë për komunitetin shqiptarë në këtë vend. Ky akt është një realitet i kohës dhe lëvizjeve globale në botë. Por pas kësaj duhet të ndërmerren hapa për vënien e saj në funksion praktik. Askush nuk ka të drejtë ta mohojë vullnetin e një populli të shprehur legalisht, me që asaj kohe kur u mbajt referendumi, legalitet dhe miratim i dha dhe faktori ndërkombëtarë. Ne duam me çdonjërin të jetojmë, por duam dhe lirinë e të drejtat tona të respektohen në maksimum. Ftojmë të gjitha organizatat dhe shoqatat, si dhe qytetarët të përkatësisë Shqiptare këtu në Maqedoni, që ta mbështesin shpalljen e Iliridës si një proces të kohës dhe të kërkesave dhe nevojave jetike të vet shqiptarëve”, thekson Shoqata “Kongresi i Bashkimit”.

Mesazhe përkrahje kanë pasur nga shoqata nga diaspora dhe aktivistë të ndryshëm shqiptarë të cilët apelojnë për jetësimin e kësaj ideje, por me një mobilizim dhe seriozitet maksimal.

Referendumi për Autonominë Politiko- Territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni apo e njohur si Republika e Iliridës u mbajt më 11 dhe 12 janar 1992 si kundërpërgjigje ndaj Referendumit për Maqedoninë së mëvetësuar, i cili u bojkotua atëkohë nga shqiptarët, për shkak të kushtetutës që ishte në disfavor dhe diskriminuese për shqiptarët.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *