Home / Lajme / Maqedoni / Historianët maqedonas s’i ndalin trillimet kundër shqiptarëve

Historianët maqedonas s’i ndalin trillimet kundër shqiptarëve

3 shtator-Në këtë faqe të tyre në facebook mund të hasësh në artikuj si p.sh: “Komplekset shqiptaro-mëdha”, “Vepra e akademikut serb Kapllan Buroviq – “Shqiptarët nuk janë as ilir e lëre me pellazgë”, “Vendosja e shqiptarëve në Maqedoni”, “Në Shqipëri ka 46 fshatra me popullatë të pastër maqedonase”, e shumë artikuj të tjerë ku kryesisht këta arsimtarë maqedonas promovojnë edhe urrejtje.

Asociacioni i Arsimtarëve të Historisë së Maqedonisë (AAHM) ka hapur një faqe në facebook ku përmes shkrimeve tendencioze përhap gënjeshtra dhe trillime rreth historisë së Maqedonisë dhe historisë së popullit shqiptar në këto treva.

Historianët maqedonas nuk ndalen së trilluari histori kundër shqiptarëve. Ashtu siç bënë me Enciklopedinë maqedonase, shoqatat e historianëve dhe asociacionet e ndryshme maqedonase përhapin të pavërteta historike nëpërmjet ueb faqeve të ndryshme.

Asociacioni i Arsimtarëve të Historisë së Maqedonisë (AAHM) ka hapur një faqe në facebook ku përmes shkrimeve tendencioze përhap gënjeshtra dhe trillime rreth historisë së Maqedonisë dhe historisë së popullit shqiptar në këto treva.

Ky asociacion trajton tema në të cilat Pjetër Bogdani konsiderohet sllav, shqiptarët nuk janë ilir etj. Pastaj arsimtarët maqedonas të historisë shpërndajnë artikuj përmes të cilëve synohet shtrembërimi i historisë shqiptare.

Në këtë faqe të tyre në facebook mund të hasësh në artikuj si p.sh: “Komplekset shqiptaro-mëdha”, “Vepra e akademikut serb Kapllan Buroviq – “Shqiptarët nuk janë as ilir e lëre me pellazgë”, “Vendosja e shqiptarëve në Maqedoni”, “Në Shqipëri ka 46 fshatra me popullatë të pastër maqedonase”, e shumë artikuj të tjerë ku kryesisht këta arsimtarë maqedonas promovojnë edhe urrejtje.

Por, e keqja nuk mbaron këtu, pasi edhe librat e historisë me të cilat mësojnë nxënësit maqedona dhe shqiptarë janë të mbushura me të pavërteta historike për shqiptarët.

Materiali që mësohet në ato libra është I njëjtë me ato që shkruhet në Enciklopedinë maqedonase.

Historianët shqiptarë disa herë kanë ngritur zërin kundër këtyre të pavërtetave që thuhen në librat e historisë, megjithatë deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar.

Maqedoni viteve të fundit ka hyrë në një rrugë të pakthimtë, ku përpiqet që të gjej rrënjët e historisë. Përderisa deri dje ata mbronin tezën se janë sllavë, tani ata kanë dalë antik. /Lajmpress/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *