Home / Lajme / Maqedoni / Humb jetën duke prerë dru 64 vjeçari nga fshati Sllatinë (VIDEO)

Humb jetën duke prerë dru 64 vjeçari nga fshati Sllatinë (VIDEO)

Tetovë, 23 Shtator – Tragjedia e radhës ka nodhur gjatë ditës së martë në fshatin Sllatinë kur në atarrin e këtij fshati jetën e ka humbur 64 vjeçari Nafi A. I cili ka qenë duke prerë dru së bashku me djalin e tij A.A 30 vjeçar në vendin e quajtur “Bili Mena”.

Sipas policisë së Tetovës njëri prej drunjve të prerë ka rënë mbi 64 vjeçarin dhe I ka shkaktuar lëndime të rënda në kokë. Me automjetin e tyre, djali A.A e ka dërguar me shpejtësi në spitalin e mushkërive në fshatin Leshkë por ka qenë shumë vonë, pasi që mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Prokurori public, mjeku nga mjekësia ligjore dhe ekipet e SPB-së mënjëherë kanë shkuar në drejtim të fshatit Leshkë por për shkak të rreshjeve të shiut nuk kanë mundur të arrijnë deri tek vendi i ngjarjes kurse hetimet kanë vijuar gjatë ditës së martë. Me urdhër të prokuyorit public trupi u është dhnë për varrim familjes”, njofton SPB-ja e Tetovës, tranmseton Televizioni Koha.

– 18 vjeçarja nga Dobërdolli bie nga ballkoni duke biseduar në telefon

Mbrëmë rreth orës 23:30 minuta në spitalin klinik të Gostivarit është sjellë 18 vjecarja A.H nga fshati Dobërdoll e cila pas dhënies së ndihëm mjekësore është dërguar në spitalin e Shkupit. Sipas tregimit të nënës së saj ajo është rrëzuar nga ballkoni për derisa ajo ka qenë duke biseduar në telefon. Nga shkaqe akoma të pa qarta ajo ka humbur drejtpeshimin dhe ka rënë nga ballkoni. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes, vendi është fotodokumentuar dhe janë zbardhur gjitha detajet rreth këtij rasti, tranmseton Televizioni Koha.

– Vetëvritet 49 Vjeçari nga Gostivari

Dje rreth orës 16 e 30 minuta 49 vjecari V.J nga Gostivari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri në shtëpinë e tij. Arma është gjetur dhe është marrë për hetim ndërsa me urdhër të prokurorit publik do të kryhet obduksioni, tranmseton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *