Home / Lajme / Botë / I akuzuari i parë për terrorizëm në Gjermani, është shqiptar

I akuzuari i parë për terrorizëm në Gjermani, është shqiptar

13 Shator – I akuzuari i parë i Gjermanisë është kosovari Kreshnik B.(njëzetvjeçar) i cili akuzohet si luftëtar, pjesëmarrës në bandat terroriste në Siri dhe në Irak.

Gjermania ka filluar gjykimin e shtetaseve të saj që kanë marr pjesë në luftëra si pjesëtarë të Shtetit Islamik-IS. I akuzuari i parë i Gjermanisë është kosovari Kreshnik B.

Gjykata e Lartë e Landit në Frankfurt, nën masa të mëdha sigurie është duke zhvilluar procesin kundër kosovarit Kreshnik B., (njëzetvjeçar) i cili akuzohet si luftëtar, pjesëmarrës në bandat terroriste në Siri dhe në Irak. Ky është procesi i parë që zhvillohet në Gjermani kundër një ish-luftëtari të grupit terrorist IS.

Prokuroria Federale e Shtetit akuzon shtetasin gjerman me prejardhje nga Kosova se është stërvitur si milicioner në Siri dhe ka marrë pjesë në luftime kundër regjimit të Asadit. Ai është anëtar i një organizate të huaj terroriste dhe akuzohet për përgatitje të një akti të rëndë dhune me rrezikshmëri publike në Siri.

Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria Federale, rezulton se Kreshnik B. nga fillimi i korrikut kishte udhëtuar në Siri, përmes Stambollit. Para kësaj, ai për disa muaj kishte ndjekur mësime radikale islame.

“Në Siri Kreshnik B. u është bashkuar grupeve të cilat synojnë themelimin e një shteti të bazuar në ligjet e Sheriatit. Ai është vendosur në një kamp, ku është stërvitur për përdorim të armëve dhe ka marrë një revole”, thuhet më tutje në aktakuzë, raporton albinfo.ch.

Kreshniku deri më tash nuk është deklaruar fare rreth këtyre akuzave që e ngarkojnë. Por, hetuesit kanë informata se ai, sikurse shumica që kishin vendosur t`i bashkohen xhihadit, ishin bindur pasi ishin radikalizuar nga interneti dhe xhamitë.

Mbetet e paqartë arsyeja përse Kreshnik B., në dhjetor të vitit të kaluar, ishte kthyer në Gjermani. Nëse gjendja atje ishte bërë tej mase e rrezikshme apo ai e kishte braktisur lëvizjen IS, vetëm mund të spekulohet, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung. Por ajo që dihet deri tash është se nuk ka dëshmi që kosovari të ketë planifikuar sulme terroriste në Gjermani.

Ai ishte arrestuar menjëherë pas aterrimit në Aeroportin e Frankfurtit. Fillimisht, procedurën e hetimeve kundër tij e kishte udhëhequr prokuroria e Frankfurtit, ndërsa më vonë këtë e kishte marrë në kompetencë Prokuroria Federale.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *