Home / Lajme / Maqedoni / Incident në Haraçinë, plagoset nëna me dy djemtë e saj

Incident në Haraçinë, plagoset nëna me dy djemtë e saj

Shkup, 01 Shtator – Tre veta janë plagosur mbrëmë në Haraçinë nga një sulm me armë zjarri nga dy makina në lëvizje.

Tre veta janë plagosur mbrëmë në Haraçinë nga një sulm me armë zjarri nga dy makina në lëvizje.

Incidenti ka ndodhur pranë marketit “Migros”, me c’rast të plagosur një grua me dy djemtë e saj.

Për incidentin banorët e këtij vendbanimi që gjendet në periferi të Shkupit nuk japin detaje, por jozyrtarisht mësohet për hakmarrje apo edhe versioni se tre viktimat mund të kenë qenë viktima të rastit, pasi që sulmuesin kanë pasur si cak persona të tjerë.

Para të shtënave ka pasur një zënkë midis personave të përfshirë në konflikt.

MPB ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekspertizën, ndërsa për sot paralajmërohen detaje mbi incidentin.

Tre viktimat janë shtrirë për trajtim mjekësor në Klinikën e Shkupit. Paraprakisht disa media kanë spekuluar se dy veta janë vrarë në këtë incident.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *