Home / Lajme / Maqedoni / IRI: Partitë shënojnë rënie të mbështetjes

IRI: Partitë shënojnë rënie të mbështetjes

27 Shtator -Anketa e kryer në shtator nga instituti prestigjioz amerikan, thotë se është VMRO-DPMNE ajo që shënon rënien më të madhe prej 5 për qind.BDI shënon rënie me 1 për qind, po kështu edhe PDSH, ndërsa LSDM mbetet në kuotat e njëjta.

Anketa e kryer në shtator nga instituti prestigjioz amerikan, thotë se është VMRO-DPMNE ajo që shënon rënien më të madhe prej 5 për qind.

BDI shënon rënie me 1 për qind, po kështu edhe PDSH, ndërsa LSDM mbetet në kuotat e njëjta.

Sipas të dhënave të anketës, VMRO-DPMNE qëndron më lart se të gjitha partitë e tjera dhe gëzon 29 për qind të mbështetjes, LSDM 10 për qind, BDI 13 për qind dhe PDSH 3 për qind.

Ndryshe nga rezultatet e anketës në qershor, kur VMRO-DPMNE gëzonte 34 për qind të mbështetjes, BDI 14 për qind, PDSH 4 për qind dhe LSDM, ashtu si sot, 10 për qind.

Për sa u përket mbështetjes së liderëve, Nikola Gruevski vijon të jetë i pari me 22 për qind, Ali Ahmeti me 9 për qind, Zoran Zaev me 4 për qind, Gjorge Ivanov 3 për qind, Branko Cërvenkovski 3 për qind, Menduh Thaçi, Rufi Osmani dhe Radmila Shekerinska me 2 për qind.

Në pyetjen nëse në zgjedhjet parlamentare ka pasur presione mbi votuesit, 72 për qind e qytetarëve kanë mohuar një gjë të tillë, 15 për qind e tyre kanë thënë se presionet kanë ekzistuar (njohin njerëz që kanë pasur presione) dhe 7 për qind kanë thënë se i kanë ndjerë vetë presionet.

Të pyetur se cila çështje e politikës së jashtme është më shumë e rëndësishme, 28 për qind e qytetarëve kanë thënë se kjo është njohja e emrit kushtetues, 25 për qind janë përgjigjur se është çelja e negociatave me BE-në/integrimi në BE, 22 për qind mendojnë se është thithja e investimeve të huaja, 11 për qind vlerësojnë se është anëtarësimi në NATO dhe 8 për qind thonë se janë marrëdhëniet me fqinjët.

Në anketë, qytetarët kanë vlerësuar me notat nga 1 deri në 5 punën e institucioneve, dhe rezulton se Qeveria meriton notën 2.71, presidenti 2.8 dhe opozita 1.99.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *