Home / Lajme / Maqedoni / IRI:Qytetarët bëhen më skeptik me perspektivat ekonomike

IRI:Qytetarët bëhen më skeptik me perspektivat ekonomike

26 shtator-“Për një shtet që ka dëshirë të merr anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe qytetarë që shohin anëtarësimin si çelës për përparimin e tyre ekonomik, këto numra janë mjaft të dobët, në krahasim me ata të vendeve fqinje që pak më herët kanë finalizuar statusin e tyre të BE-së” theksoi Jan Suroçak, Drejtori Rajonal i IRI-t për Evropë.

Vetëm dy muaj e gjysmë nga formimi i koalicionit qeveritar, anketa e re e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon që qytetarët e Maqedonisë gjithnjë e më tepër janë të brengosur për gjendjen e ekonomisë së tyre. Me rrogë mesatare prej 444 dollarë për muaj dhe papunësi që ngjitet diku rreth 30 përqind, ky pesimizëm është një brengosje e madhe për koalicionin qeveritar VMRO-DPMN-BDI. “Për një shtet që ka dëshirë të merr anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe qytetarë që shohin anëtarësimin si çelës për përparimin e tyre ekonomik, këto numra janë mjaft të dobët, në krahasim me ata të vendeve fqinje që pak më herët kanë finalizuar statusin e tyre të BE-së” theksoi Jan Suroçak, Drejtori Rajonal i IRI-t për Evropë. “Porosia për krijuesit e politikave në anketën tonë është e qartë: krijimi i vendeve të reja të punës dhe përmirësimi i standardit të jetës duhet të jetë prioritet.“ Të anketuarit shprehin një skepticizëm të zmadhuar për ardhmërinë e ekonomisë, në të cilën 44 përqind nga të anketuarit besojnë që situata ekonomike në Maqedoni do të keqësohet gjatë dy viteve të fundit, që është një rritje prej 15 përqind në krahasim me anketën që zhvilloi IRI në maj të vitit 2014.
Sikur edhe në dy dekadat e fundit, siç është rasti, 72 përqind nga të anketuarit shprehen që çështjet ekonomike janë problemet e hidhura të jetës së përditshme të qytetarëve të Maqedonisë. Ky rezultat ka arritur përmirësim vetëm për pesë përqind në krahasim me anketën e zhvilluar nga IRI në shtator të vitit 2010, që ishte zhvilluar kur koalicioni i njëjtë qeverisës kishte kaluar dy vitet e mandatit të tyre të parë.Pothuaj se një e katërt nga të anketuarit e shohin anëtarësimin në BE si një mënyrë që do të sjell më tepër mundësi dhe prosperitet për vendin, në përgjithësi duke përmirësuar jetën e qytetarëve. Mbështetja për aderim në BE mbetet në 72 përqind të lartë, ndërsa aspiratat për anëtarësim në NATO gjithashtu mbeten në 77 përqind të larta. Megjithatë, IRI ka vërejtur një trend të zvogëlimit në mbështetjen e anëtarësimit të vendit në dy organizatat. Mbështetja për anëtarësim në BE dhe NATO ka rënë rreth 10 përqind nga viti 2012.Herën e parë kur IRI parashtroi pyetje lidhur me të drejtat qytetare në dhjetor 2010, të anketuarit shprehin brengosje rreth praktikimit dhe zhvillimit të lirisë së të folurit dhe shprehjes. Pothuaj se gjysma (49 përqind) pohojnë që liria e të folurit dhe shprehja e lirë e ideve sot në Maqedoni nuk ekzistojnë, në krahasim me 42 përqind nga të anketuarit që e mendojnë të kundërtën. Anketa është zhvilluar nga Brima, agjenci për hulumtimin e mendimit publik, me seli në Shkup në bashkëpunim me Villiams dhe bashkëpunëtorët dhe në konsultim me IRI-n. Anketa ishte zhvilluar me anë të intervistave personave, ballë për ballë, prej 29 gusht deri më 5 shtator 2014, në një mostër të rastësishme prej 1 104 qytetarë maqedonas më të moshuar se 18 vjeç. Gabimi margjinal është brenda kufijve prej plus/minus 3 përqind me nivel të konfidencialitetit prej 95 përqind.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *