Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Politika greke, rrezik për stabilitetin e rajoni

Ivanov: Politika greke, rrezik për stabilitetin e rajoni

25 shtator-Duke e shtyrë zgjerimin, Unioni krijon vakuum në hapësirën historikisht më të brishtë gjeopolitike. Ndërkaq të gjithë e dimë se nuk ekziston vakuum në hapësirën gjeopolitike, më herët apo më vonë vakuumi synon të përmbushet, tha Ivanov.

Përveç xhihadistëve për të cilët Ballkani u bë qendër regrutimi edhe politika greke paraqet rrezik për stabiletin e rajonit. Presidenti Ivanov, vlerëson se bllokimi i pranimit të Maqedonisë në NATO krijon ambient të pasigurisë dhe jostabilitet në rajon.

“Në fillim ishim të bllokuar në Kombet e Bashkuara, për shkak të emrit të shtetit. Tani jemi të bllokuar në NATO dhe në BE, jo vetëm për shkak të emrit, por edhe të gjuhës dhe identitetit të qytetarëve tanë. Bllokimi është rezultat i mosrespektimit të rezolutave 817 dhe 845 të vitit 1993, të miratuara pikërisht nga ky Këshill Sigurimi”, tha Gjorge Ivanov, presidenti i Maqedonisë.

Në planin për ballafaqim me terrorizmin dhe radikalizmin në rritje, që para Këshillit të Sigurimit e prezantoi presidenti maqedonas, përveç zgjidhjes së kontestit greko- maqedonas, një nga pikat kyçe është edhe kërkesa për integrimin e shpejt të Maqedonisë dhe vendeve tjera ballkanike në BE dhe NATO, si një nga mënyrat me të cilat mund të neutralizohen strukturat radikale, që janë rrezik për paqen dhe sigurinë e rajonit.

“Duke e shtyrë zgjerimin, Unioni krijon vakuum në hapësirën historikisht më të brishtë gjeopolitike. Ndërkaq të gjithë e dimë se nuk ekziston vakuum në hapësirën gjeopolitike, më herët apo më vonë vakuumi synon të përmbushet. Bashkimi Evropian nuk guxon të harrojë se Ballkani është pjesë e Evropës dhe se duke e shtyrë zgjerimin, krijon probleme në territorin e vet”, u shpreh Gjorge Ivanov, presidenti i Maqedonisë.

Duke konstatuar se Ballkani shndërrohet në bazë për regrutimin e xhihadistëve, Ivanov shprehu shqetësimin se pas kthimit të tyre në rajon ata do ta sjellin urrejtjen e tyre, ndaj dallimeve dhe ideologjinë e tyre shkatërruese, kështu që si hap i tretë i cili do të kontribuojë në luftën kundër grupeve radikale dhe rrezikut për krijimin e ‘kalifatit ballkanik’, sugjeroi krijimin e një qendre rajonale për luftë kundër terrorizmit që do i bashkonte vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shërbimet e tyre të sigurisë. Alsat

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *