Home / Lajme / Maqedoni / Jugohromi vonon me realizimin e detyrimeve të Planit operativ

Jugohromi vonon me realizimin e detyrimeve të Planit operativ

2 shtator-Në pajtim me bisedimet dhe inspektimin në terren u konstatua se nga gjithsej 29 aktivitete të Planit operativ, midis të cilave është edhe ndërtimi i sistemit për mënjanimin e pluhurit, ende nuk ka filluar realizimi i tyre.

(02.09.2014 ) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Nurhan Izairi, i shoqëruar nga zëvendësministri Stevo Temellkovski, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor Firus Memed dhe ekspertë të Ministrisë, vizitoi fabrikën Jugohrom Feroalojs në Jegunoc, ku realizoi një takim me ekipin udhëheqës të këtij kapaciteti industrial. Nga Jugohromi të pranishëm ishin drejtori i financave dhe ekonomisë Skenderovski Vasill, drejtori teknik Stojçevski Sllavko, këshilltari i drejtorit të përgjithshëm Raev Nikollaj dhe udhëheqësi i njësisë të mjedisit jetësor Sreqko Isaivski.
Qëllimi i vizitës ishte vëzhgimi i realizimit të detyrimeve të Planit Operativ për harmonizimin me Lejen A të integruar ekologjike për realizimin e së cilës nga Qeveria e RM-së Jugohrom mori pëlqimin për shtyrjen e afatit deri më 31 tetor 2014.
Në pajtim me bisedimet dhe inspektimin në terren u konstatua se nga gjithsej 29 aktivitete të Planit operativ, midis të cilave është edhe ndërtimi i sistemit për mënjanimin e pluhurit, ende nuk ka filluar realizimi i tyre.
Gjithashtu, ministri Izairi bëri edhe inspektimin e funksionimit të sistemit për pastrimin e ujërave të zeza nga deponia e mbeturinave industriale historike të Jugohromit si dhe të stacionit filtrues, i cili është pjesë e këtij sistemi, duke bërë të ditur se i njëjti është funksional.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *