Home / Lajme / Maqedoni / Kampanja: Respekto rregullat, respekto jetën edhe në Tetovë (VIDEO)

Kampanja: Respekto rregullat, respekto jetën edhe në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 24 Shtator – Edhe Policia rrugore në Tetovë prej sot ka filluar me realizimin e kampanjës edukative të iniciuar nga qeveria e Maqedonisë me moton “Respekto rregullat, respekto jetën”.

Me këtë rast në hyrje të Tetovës prej nga Shkupi, vozitësve u janë ndarë materiale propagandistike sidomos atyre të cilëve nuk kanë pasur të vendosur rripin e sigurisë.

Shoferët të cilat janë pjesëmarrës me numër më të madh në komunikacion, do të edukohen për vendosjen e rripit të sigurisë, ndalesës për të folur në telefon duke vozitur, vozitja e shpejtë dhe në gjendje të lodhur, për çka do të kontribuojnë edhe fytyrat publike nga të gjitha fushat.

Në kuadër të kësaj fushatë gjatë periudhës së ardhshme, do të organizohen ngjarje të ndryshme këshillëdhënëse, si dhe do të shpërndahen materiale edukative. i tërë projekti do të kushtojë 500 mijë euro. Të dhënat tregojnë se në Republikën e Maqedonisë, çdo të dytën ditë shuhet nga një jetë. Numri i të vdekurve në fatkeqësitë e komunikacionit në vitin 2013, ka arritur në 198 persona, ose 9 persona në çdo 100 mijë qytetarë. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *