Home / Lajme / Maqedoni / Këshilli i komunës së Tetovës debaton për kushtet e shkollave (VIDEO)

Këshilli i komunës së Tetovës debaton për kushtet e shkollave (VIDEO)

Tetovë, 30 Shtator – Sot në komunën e Tetovës është mbajtur seanca e katëmbëdhjetë, debati ka qenë mbi infrastrukturën e shkollave fillore dhe atyre të mesme në komunën e Tetovës.

Propozim raportet aportet për punën e shkollave fillore komunale në Tetovë për vitin shkollorë shkollor 2013/14 si dhe propozim programet vjetore për punën e shkollave të mesme komunale për vitin shkollor 2014/15, kanë shkaktuar debat në këshillin e komunës së Tetovës në seancën e katëmbëdhjetë.

Debati ka qenë mbi infrastrukturën e shkollave fillore dhe atyre të mesme në komunën e Tetovës, ku koordinatori i këshilltarëve të PDSH-së, Durim Luma, ka kërkuar raport mbi gjendjen e shkollave fillore, ndërsa sqarim ka dhënë udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike Ahmet Qazimi.

” Grupi i këshilltarve nga Partia Demokratike Shqiptare kishte reagim sa i përket përpilimit të planeve, programit të shkollave fillore dhe të mesme në veçanti te investimet kapitale të shkollave fillore dhe të mesme ku assesi nuk pajtohemi me shefin e sektorit për arsim i cili thot se kushtet jan optimale në shkollat fillore dhe të mesme por ne përkundrazi ne inicojm një grup nga këshilli që ti vizitojë këto shkolla fillore dhe të mesme dhe të evidentojë mungesat reale që janë të shumta ” tha koordinatori i këshilltarëve të PDSH-së, Durim Luma, transmeton Televizioni Koha.

” Mund të themi se kushtet që janë në shkolla janë atilla janë duke i plotësuar kushtet të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e procesit edukativo mësimor, mangësit të cilat kanë qenë të dukshme gjatë vitit të kaluar dhe punët të cilat janë bërë gjat pushimit veror në bazë të kompetencave ligjore që ne i kemi pas si komunë janë bërë intervenime të vogla në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme si dhe në çerdhen e Tetovës poashtu në Ministrin e Arsimit respektivisht në sektorin për investime të ministrisë për Arsim dhe Shkencë nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në afatin e parapar me ligj që është 15 Korriku janë dorëzuar të gjitha kërkesat për investime ” tha udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike Ahmet Qazimi, transmeton Televizioni Koha.

Në seancën e sotme këshilltarët kanë kërkuar sqarime edhe në lidhje me ndarjen në dy subjekte të veçanta të gjimnazit të Tetovës ku u theksua se procedura është në rrjedhë e sipër. Poashtu këshilltarët sot me vërejtje miratuan edhe raportin financiar për kuartalin e dytë të buxhetit të komunës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *