Home / Lajme / Maqedoni / Kompania ruse ‘Grishko’ me investim në Maqedoni, deri 200 vende të reja pune

Kompania ruse ‘Grishko’ me investim në Maqedoni, deri 200 vende të reja pune

Shkup, 10 Shator – Me fabrikën e re që do ta ndërtojë kompania ruse “Grishko” do të hapen 160 deri 200 vende të reja të punës.

Ky është investimi i dytë i kompanisë në Maqedoni pas fabrikës së parë për këpucë për vallëzim modern që e hapi në fshatin Slepçe të Demir Hisarit.

Pronari i kompanisë Nikolaj Grishko sot pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski paralajmëroi se nga fundi i tetorit pret të fillojë rikonstruimi i objektit ku do të vendoset fabrika e re, ndërsa veçmë nga fillimi i vitit të ardhshëm ajo të funksionojë. Ai shprehu kënaqësi nga klima e volitshme e biznesit dhe kushtet që u ofrohen investuesve të huaj.

“Shpresoj se investimi im në Maqedoni do të përfundojë me sukses. Punëtorët duhet t’i mësojmë nga fillimi, sepse ata nuk kanë përvojë për lloj të këtillë të prodhimit”, theksoi Grishko.

Ai shtoi se deri tani ka investuar një milion euro, por theksoi se mjetet nuk janë aq të rëndësishme, për shkak se investon në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë.”Unë për herë të parë ndodhen në një vend ku nuk përmendet korrupsioni.

Ju keni Qeveri unikate. Sot kryeministri Gruevski, edhe pse është i lënduar, erdhi në takim me mua dhe për atë i shpreh atij dhe tërë Qeverisë falendrim të veçantë për ndihmën”, tha Grishko.Fabrika e parë ku janë të punësuar 80 persona është hapur në mars të vitit të kaluar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *