Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës lidhë marrëveshje me UNDP-në (VIDEO)

Komuna e Tetovës lidhë marrëveshje me UNDP-në (VIDEO)

Tetovë, 04 Shtator – Sot në hapësirat e Komunës së Tetovës, u bë firmosja solemne e dokumentit të projektit midis UNDP dhe Komunës së Tetovës, me titull “Promovimi i aktiviteteve anti-korruptive dhe hyrje në sistemin për integritet në Komunën e Tetovës”.

Komuna e Tetovës ka nënshkruar marrëveshje me UNDP në kuadër të projektit “Promovimi i aktiviteteve anti-korruptive dhe hyrje në sistemin për integritet në Komunën e Tetovës”.

Marrëveshja është nënshrkuar mes kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi, dhe përfaqësuesja e lartë e UNDP për Maqedoni Louisa Vinton. Që nga viti 2012 UNDP-ja ka promovuar sistemin e integritetit për administratën lokale. Përpjekja për të luftuar korrupsionin në komuna përfshin prezentimin e sistemit të menaxhimit me administratën lokale dhe zhvillimin e Indeksit Përgjegjësi, Transparencë dhe Llogaridhënie si mjet për vlerësimin e korrupsionit. Hapat që do të ndërmerren nën këtë projekt janë promovimi i reformave integruese dhe ofrimi i ndihmës dhe mbështetjes për administratën lokale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *