Home / Lajme / Maqedoni / Kontajnierët plot me mbeturina gjatë ditës (VIDEO)

Kontajnierët plot me mbeturina gjatë ditës (VIDEO)

Tetovë, 06 Shtator – Kontajnierët brenda ditës mbushen e stërmbushen, Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë theksojnë se mbeturinat grumbullohen vetëm gjatë orëve të natës, kurse gjatë ditës është e pamundshmne që të ketë qasje deri në ato vende për shkak të parkimit të veturave.

Çështja e mbeturinave vijon të jetë problematike në qytetin e Tetovës. Shpesh herë kontajnierët brenda ditës mbushen e stërmbushen, edhe pse të njëjtat barten gjatë natës. Megjithatë grumbullimi vetëm njëherë i mbeturinave brenda ditës nuk mjafton pasi që kontajnierët stërmbushen brenda ditës dhe gjithandej vërehen mbeturina të ndryshme përreth tyre, transmeton Televizioni Koha.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë theksojnë se mbeturinat grumbullohen vetëm gjatë orëve të natës, kurse gjatë ditës pavarësisht se janë të stërmbushura megjithatë është e pamundshmne që të ketë qasje deri në ato vende për shkak të parkimit të veturave. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *