Home / Lajme / Maqedoni / Kontrolle të rrepta në tregjet e kafshëve (VIDEO)

Kontrolle të rrepta në tregjet e kafshëve (VIDEO)

Tetovë, 24 Shtator – Në prag të festës së Kurban Bajramit tregjet e kafshëve janë të zbrazura.

Anjë informacion nuk ka se pse një situatë e tillë është duke ndodhur dhe kjo ka shkaktuar huti tek qytetarët të cilët dëshirojnë të blejnë kafshë për festën e Kurban Bajramit, informon Televizioni Koha.

Në Tetovë afër stadiumit të qytetit ku çdo vit shiten kafshë sot nuk kishte asnjë shenjë të tregut ku viteve të kaluara bëhej shitja e kafshëve për therrje të Kurban Bajramit.

Televizioni Koha u interesua për këtë çështje edhe në tregun e Bogovinës. Agim Hasani pronar i tregut të kafshëve në fshatin Bogovinë thotë se neve nuk na kanë bërë problem që ta hapim tregun por çdo blegtorë që i sjellë kafshët në treg duhet që të ketë një Çertifikatë nga Veterineri se kafshatë e tij janë në rregullë dhe për këtë shkak ne në bashkëpunim me veterinarët morëm vendin që nga e Hëna të mos e hapim tregun dhe nga dita e nesërme tregu do të jetë i hapurë për të gjithë ata që kanë vërtetim nga veterinerët.

Ndërsa mjeku i veterinaris Zija Hasani dhe njëherit përgjegjës i tregut të kafshëve “Herba Doo” në Bogovinë thotë se:

“ Të gjithë pronarët e kafshëve të cilët kafshët e tyre i kanë për shitje duhet që ti kenë të pajisura me pasaportë, numër indetifikues dhe certifikatë shëndetësore, çdo hyrje dhe dalje në tregun e kafshëve do të kontrollohet pasaporta e kafshëve dhe numri indetifikuese të cilët kafshët e kanë në vesh, në marrëveshje me veterinerin ndërsa certifikata e shëndetësisë kushton 158 denarë”, tha mjeku i veterinaris Zija Hasani, transmeton Televizioni Koha.

Nga muftinia e Tetovës kanë theksuar se nuk ka asnjë informatë se a janë ndaluar shitjet e kafshëve, kurse nga agjencioni për veterinari në Shkup theksuan se gjatë ditës së nesërme do të japin informata shtesë.

Ndryshe përhapja e sëmundjes e quajturë si “Gjuha e Kaltërt” tek kafshët shtëpiake, ka bërë që edhe para festës së Kurban Bajramit të mos ketë shitje të kurbanavë në disa lokacione në Tetovë. Edhe pse sëmundja Gjuha e Kaltër nuk barten nga shtazët te njerëzit, por megjithatë nuk duhet të konsumohet mishi i shtazëve të prekura nga kjo sëmundje.

Televizioni Koha ka kërkuarë edhe prnocim nga ana e Agjesnionit për veterinari i Republikës së Maqedonisë dhe nga ana e Bashkëisë Fetare islame se si do të veprohet dhe si do të kontrollohen kafshët të cilët do të shiten në rrugë, po nga të dy institucionet thanë se për temën në fjalë do të prononcohen gjatë ditës së nesërme. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *