Home / Sport / Kozniku debuton me fitore si trajner i Shkëndijës (VIDEO)

Kozniku debuton me fitore si trajner i Shkëndijës (VIDEO)

Ardian Kozniku në ndeshjen e parë si trajner i skuadrës tetovare ka shënuar fitore me rezultat 3:0 përballë Sileksit.

Trajneri dhe legjenda e futbollit kosovar, Ardian Kozniku e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te skuadra e Shkëndijës, pasi në ndeshjen e parë si trajner i skuadrës tetovare ka shënuar fitore me rezultat 3:0 përballë Sileksit. Golin e parë për Shkëndijën e ka shënuar Mitrov në minutën e 29-të me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë. Në gjysmëlojën e dytë kuqezinjtë shënuan edhe dy herë në portën mysafire. Ka qenë Kirovski në minutën e 60-të që ngriti rezultatin në 2-0, kurse Vrucina në minutat shtesë vulosi rezultatin përfundimtar në 3-0.

“Fitore e merituar. Sileksi është treguar një skuadër e fortë dhe jorastësisht deri tani nuk ka pasur asnjë disfatë. Fitorja e Shkëndijës është e merituar. Tifozët ishin lojtari i 12-të dhe jam i kënaqur për përkrahjen time dhe të Besmir Bojkut. Në ndeshjet e radhës presim paraqitje edhe më të mirë”, tha trajneri i Shkëndijës, Ardian Kozniku.

Rabotnicki ka shënuar fitore si mysafir i Bregallnicës në Shtip me rezultat 2-1, ndërsa fitore realizuan edhe Pelisteri dhe Turnovo.

LPMF, java e shtatë:
Pelister-Teteks 3-0
Shkëndija-Sileks 3-0
Bregallnica-Rabotnicki 1-2
H.Turnovo-Metalurg 1-0
Vardar-Renova 1-1

Renditja: Vardar 15, Pelister 13, Sileks 12, Shkëndija 11, Metalurg 11, Rabotnicki 10, H.Turnovo 10, Renova 9, Bregallnica 3, Teteks 2 pikë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *