Home / Lajme / Rajon / Krasniqi: Vetëvendosje, e domosdoshme në qeverisje

Krasniqi: Vetëvendosje, e domosdoshme në qeverisje

6 shtator-“Gjendja e krijuar pas Zgjedhjeve Kombëtare, të 8 qershorit 2014, duhet të zgjidhet në të mirë të qeverisjes së vendit. Interesi i vendit është të kemi një ndryshim substancial të qeverisjes. Ky ndryshim nuk mund të bëhet me koalicionin e Hashim Thaçit, që nuk është gjë tjetër veçse një amalgamë e panatyrshme politike.

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kërkuar përfshirjen e Vetëvendosjes në Qeveri si kusht për të rritur legjitimitet e qeverisjes së re.

“Gjendja e krijuar pas Zgjedhjeve Kombëtare, të 8 qershorit 2014, duhet të zgjidhet në të mirë të qeverisjes së vendit. Interesi i vendit është të kemi një ndryshim substancial të qeverisjes. Ky ndryshim nuk mund të bëhet me koalicionin e Hashim Thaçit, që nuk është gjë tjetër veçse një amalgamë e panatyrshme politike.

Praktika e qeverisjes së vendit me një shumicë parlamentare dhe pakicën qytetare është treguar të jetë jo efikase. Ne duhet të nxjerrim mësim nga e kaluara. Prandaj, është e domosdoshme që në Legjislaturën e Pestë, koalicioni qeverisës duhet të qeverisë jo vetëm me shumicën parlamentare, por edhe me shumicën qytetare. Kjo do të thotë se LAN-i nuk është e mjaftueshme të qeverisë në koalicion me komunitetet pakicë, pasi shumica qytetare do të mbetej jashtë qeverisjes (Koalicioni i udhëhequr nga PDK + VV), kjo e bën të domosdoshme që në qeveri të merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje!

Pjesëmarrja e Vetëvendosjes jo vetëm që e bën qeverisjen më stabile, por njëkohësisht edhe i shton legjitimitetin qytetarë kësaj shumice.

Kosovës, më në fund, i duhet qeverisja e mirë. Madje, vetëm kjo shumicë parlamentare (LAN + VV), pas vendimit të GJK-së, hapë rrugë të sigurt që kjo shumicë pa ndonjë vështirësi ta zgjedh edhe kryetarin e Kuvendit, por 12 shtatori është i rezervuar për koalicionin e Thaçit, pasi kështu ka thënë Kushtetuesja?! Më pas i hapet rruga koalicionit LAN + VV-ja. Qytetarët kanë votuar për ndryshimin dhe presin një qeverisje të mirë e përmbajtjesor.

Nëse kjo nuk arrihet, mund të ketë edhe rrugë të tjera, por ato nuk e garantojnë zgjidhjen e ngërçit. Jam i bindur se shkuarja në zgjedhje nuk është zgjidhja e duhur pasi ngërçi i tashëm mund të përsëritet. Kosovës i duhen institucionet e reja. LAN-i + VV + komunitetet pakicë duhet të formojnë koalicionin qeverisës. Kjo është zgjidhja më e mirë në këto rrethana. Ndërsa koalicioni parazgjedhor i PDK-së me këdo që do të formonte koalicionin qeverisës, nuk do të garantonte qeverisje të mirë e stabile. Mandje ata as nuk kanë aleatë për të qeverisur.

Marrja e VV-së në qeverisje nga ana e LAN-it, ka edhe shumë anë tjera të mira, të cilat, me përgjegjësi të plotë, do t’i zbërthej, analizoj e arsyetoj në përputhje me zhvillimet, të cilat na presin në ditët e ardhshme”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *