Home / Lajme / Maqedoni / Kremtohet dita e minatorëve te fabrika Renova (VIDEO)

Kremtohet dita e minatorëve te fabrika Renova (VIDEO)

Tetovë, 01 Shtator – Duke potencuar se profesioni i minatorëve është me të vërtetë i rëndë, Nikollov potencon se minatorët me të vërtetë meritojnë kushte më të mira dhe rroga, me qëllim që më suksesshëm ta kryejnë punën e tyre.

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri së bashku me kryetarin e Asociacionit të Maqedonisë për minatorë Nikollajço Nikollov sot ka marrë pjesë në solemnitet me rastin e 28 Gushtit – Ditës së minatorëve të Maqedonisë që u mbajt në qarkun e kompanisë “Renova” në fshatin Xhepçishtë të Tetovës, njofton Televizioni Koha.

“Renova” është zgjedhur për kremtimin e sivjetëm sepse krahas tre minierave për eksploatimin e lëndëve të para minerale në Maqedoni e ka zgjeruar prodhimtarinë në vendet fqinje, ndërsa prodhimet gjenden edhe në tregjet e vendeve të Lindjes së Afërt.

Sipas ministrit Neziri, Maqedonia ka pasuri të pavlerësueshëm nga lëndët e para minerale, ndërsa vlerë të madhe kanë edhe minatorët që punojnë në minierat si resurs njerëzor i pavlerësuar për shkak të së cilës detyrë e shtetit është t’ju sigurojë kushte më të mira për punë.

“Ky kompleks ekonomik i rëndësishëm së bashku me ndërrmarjet shoqëruese punëson mbi 12 mijë që e bën këtë pjesë të industrisë më perspektive për punë. Në vend ka edhe mbi 150 minatorë që në mënyrë aktive punojnë me ç’rast një pjesë e tyre janë për eksploatimin e metaleve të çmuara, zinkut, bakrit, arit dhe argjendit. Interes gjithmonë e më të madh ka për eksplomatimin e gurëve zbukurues si mermeri, graniti, traventiti dhe oniksi, ndërsa të vlefshme për përmendje janë ujërat termal dhe termomineral të cilat janë aktive për investim”, deklaroi Neziri, transmeton Televizioni Koha.

Duke potencuar se profesioni i minatorëve është me të vërtetë i rëndë, Nikollov potencon se minatorët me të vërtetë meritojnë kushte më të mira dhe rroga, me qëllim që më suksesshëm ta kryejnë punën e tyre.

Në suaza të shënimit të Ditës së minatorëve nga ana e Ministrisë së Ekonomisë u ishin ndarë mirënjohjet tradicionale për minatorët më të suksesshëm dhe ndërrmarje edhe si një vërtetim të profesionalitetit dhe përgjegjësisë së tyre. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *