Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e Zezë (VIDEO)

Kronika e Zezë (VIDEO)

Tetovë, 04 Shtator – Nga sektori për punë të brendëshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë ndaluar tre shtetas të Shqipërisë dhe është sulmuar një nxënës nga Çellopeki.

– Të mëkurën orës 20 e 30 minuta polic të stacionit policor për mbikqyrje kufitare Rogaçevë, në atarrin e fshatit Jazhincë në vednin e quajtur “Varrezat e romëve” kanë vërejtur dhe arrestuar 2 shtetas të Shqipërise I.Z 19 vjeç dhe I.M 23 vjeç të cilët nga Kosova kanë hyrë në Maqedoni në mënyrë ilegale.“Shtetasit e Shqipërisë prej të cilëve njëri ka poseduar dokumentacion personal ndërsa tjetri nuk ka pasur asnjë lloj të dokumentacionit janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë ndërsa gjatë ditës së enjte janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme në departamentin për kriminalitet ndërkufitar, migrim, te huaj dhe readmisim.Poashtu të mëkurën mbrëma në atarrin e fshatit Sellcë policia ka ndaluar edhe një shtetas nga Shqipëria F.Gj 21 vjeç nga Kuksi I cili ka qëndruar ilegalisht në vend.Pas kapjes është dorëzuar në Departamentin për kriminalitet ndërkufitar, migrim, te huaj dhe readmisim me ç`rast tre të arrestuarit do të përballen me sanksione për hyrje dhe qëndrim ilegal në Maqedoni ndërsa më pas do të dërgohen në shtetin e tyre amë”, njofton policia, transmeton Televizioni Koha.

– Sulmohet një nxënës nga Çellopeki

Një 15 vjeçarë nga fshati Çellopek nxënës në shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade” së bashku me prindin e tij ka denoncuar në policinë e Tetovës se të mëkurën rreth orës 12.00 përderisa ka pritur autobusin për në shkollë në afërsi të udhëkryqit në Bërvenicë, është sulmuar fizikisht nga 2 persona të panjohur. “Pa arsye ata kanë filluar ta godasin me grushte ne kokë dhe trup duke i shkaktuar lëndime të dukshme dhe më pas kanë ikur. Janë marrë aktivitete për identifikim të personave dhe gjetjen e tyre pas cka do të ketë padi adekuate”, informon Policia e Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *