Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së realizoi takim me ambasadorin e Kroacisë në vend, z. Zlatko Kramariq (VIDEO)

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me ambasadorin e Kroacisë në vend, z. Zlatko Kramariq (VIDEO)

Tetovë, 16 Shtator – Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë realizoi takim me ambasadorin e Kroacisë në vend, z.Zlatko Kramariq, transmeton Televizioni Koha.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, incidentin në Kuvend, si dhe për zhvillimet rajonale. Gjithashtu temë e diskutimit ishte de-bllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend, transmeton Televizioni Koha.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi në ditët në vijim do të vazhdojë takimet me përfaqësuesit diplomatik të akredituar në vend. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *