Home / Lajme / Rajon / Kuçi takon Jasharin (VIDEO)

Kuçi takon Jasharin (VIDEO)

Prishtinë, 05 Shtator – “Mes Kosovës dhe Maqedonisë ekzistojnë tre marrëveshje ndërkombëtare dhe në fazë e sipër është edhe një marrëveshje tjetër në bashkëpunimin juridik në sferën e së drejtës civile dhe tregtare, kjo marrëveshje së shpejti duhet të firmoset të ratifikohet nga dy kuvendet dhe si e tillë të bëhet pjesë e sistemit juridik të republikës së Maqedonisë”, tha Jashari.

Vetëm në kuptimin e bashkëpunimit juridik ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, deri më tani janë realizuar 70 komunikime. Këto janë bërë ndërmjet ministrisë së Drejtësisë në Kosovës dhe asaj në Maqedoni.

Kosova dhe Maqedonia, shumë shpejt do të kenë edhe një marrëveshje të re që ka të bëjë për çështje të bashkëpunimit dhe në çështje civile të cilat do ta lehtësojnë shumë më shumë qarkullimin e lirë të individëve, bashkëpunimin në fushën civile, qoftë ato statusore, familjare, trashëgimore, kontraktuese, detyrimore, por edhe të tjera.

Këto të gjitha janë bërë të ditura sot, gjatë një takimi që ministri në detyrë i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka zhvilluar me Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë, Adnan Jashari, transmeton Televizioni Koha.

Të dy ministrat, janë pajtuar edhe më tej që të vazhdoj bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive edhe në të ardhmen, ku parashihet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje tjera të bashkëpunimit.

“Ka një vullnet politik të të dy anëve që të bashkëpunohet, ka një gatishmëri edhe të njerëzve. Unë pata kënaqësinë që të ofrojë bashkëpunim në këtë fushë por njëkohësisht edhe gatishmërinë tonë që të marrim pjesë në trajnime dhe debate të përbashkëta dhe në shqyrtim të çështjeve që do ta ndihmonin luftimin e dukurive negative në shtetet respektive por edhe në iniciativat rajonale që do t’i ndihmonin vendet tona për integrime më të shpejta dhe më të sigurta në Bashkimin Evropian”, tha Kuçi, transmeton Televizioni Koha.

Për një bashkëpunim të mirë ndërmjet dy ministrive Kosovë – Shqipëri, ka folur edhe ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Adnan Jashari, i cili tha se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.

“Mes Kosovës dhe Maqedonisë ekzistojnë tre marrëveshje ndërkombëtare dhe në fazë e sipër është edhe një marrëveshje tjetër në bashkëpunimin juridik në sferën e së drejtës civile dhe tregtare, kjo marrëveshje së shpejti duhet të firmoset të ratifikohet nga dy kuvendet dhe si e tillë të bëhet pjesë e sistemit juridik të republikës së Maqedonisë”, transmeton Televizioni Koha.

Ndër të tjera, në këtë takim është folur edhe për shqiptarët në Maqedoni.

Se a duhet që Kosova dhe Shqipëria të kenë në fokus edhe me të madh shqiptarët në Maqedoni, Kuçi, thotë se së pari këto dy shtete duhet të forcohen për vete.

“Ajo çka duhet të them është që Kosova, besoj edhe Shqipëria nuk do të luajnë rolin e paternalitetit për shqiptarët në Maqedoni, as shqiptarëve në Luginë, por konsolidimi i shteteve tona, forcimi demokratik, zhvillimi ekonomik, integrimi në Union evropian të shqiptarëve qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri reflekton edhe të shqiptarët në pjesët tjera ku gjinden ata, edhe në Maqedoni edhe në Preshevë edhe diku tjetër. Pra duhet të punojmë t’i forcojmë shtetet tona, pastaj kombin tonë”, tha Kuçi, transmeton Televizioni Koha.

Kuçi e Jashari kanë folur edhe për rastin ‘Monstra’, duke thënë se duhet të presin verdiktin e gjykatës së shkallës së dytë, atë të Apelit, për të parë nëse ka fakte të bazuara për krimin që është kryer.

Ndërsa, rreth ekstradimit të personave nga Kosova që janë përfshirë në këtë rast, ministri Kuçi tha se në momentin që ka vendimin në tavolinë, ai vendim nuk pret më shumë se pesë minuta. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *