Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi do ta vazhdojë mbledhjen e 12

Kuvendi do ta vazhdojë mbledhjen e 12

2 shtator-Në rend dite është edhe Propozim-ligji për ndryshim të Kodit penal.
Para deputetëve janë edhe Propozim-ligji për shpalljen e Çerdhjes së vjetër të qytetit të Kratovës për trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, në lexim të par

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen e 12-të, në rend dite të së cilës janë propozim ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për nëpunësit shtetëror, për shërbimet publike, si dhe për mbrojtjen shëndetësore. Të gjithë duhet të miratohen në procedurë të shkurtuar.
Në rend dite është edhe Propozim-ligji për ndryshim të Kodit penal.
Para deputetëve janë edhe Propozim-ligji për shpalljen e Çerdhjes së vjetër të qytetit të Kratovës për trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, në lexim të parë, si dhe raport vjetor për punën e disa institucionve – Këshillit shtetëror për preventivë të delikuencës së fëmijëve, Agjencisë për supervizion dhe sigurim, Entit shtetëror për revizion, Komisionit rregullator për energjetikë dhe Agjencisë për lundrim ajror.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *