Home / Lajme / Rajon / LAN dhe VV-ja firmosën marrëveshjen për bashkëqeverisje

LAN dhe VV-ja firmosën marrëveshjen për bashkëqeverisje

Prishtinë, 10 Shtator – Koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje! kanë nënshkruar sot marrëveshjen për koalicion të përbashkët.

Përfaqësues të bllokut opozitar dhe Vetëvendosjes para mediave sqaruan se qëllimi kryesor i saj është zhvillimi i shtetit tw Kosovws. Në bazë të kësaj marrëveshje parashihet që dialogu teknik të udhëhiqet nga Vetëvendosje.

Pika më e përfolur në këtë marrëveshje, çështja e udhëheqjes së dialogut, është paraparë të bëhet nga një përfaqësues i Vetëvendosjes.

“Dialogu është përgjegjësi e Qeverisë dhe Qeveria do të emërojë e drejtuesin për procesin e dialogut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe do të krijojë hapësirë për përfshirje të opozitës në proces”, specifikohet në Pikën 5 të kësaj marrëveshje.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha se marrëveshja ka për qëllim zhvillimin e shtetit dhe sundimin e ligjit.

“Sot mbi bazën e vullnetit të mirë për të ndërtuar institucione funksionale të cilat do të punojnë në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke pasur parasysh interesin jetik për krijimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës si dhe për të punuar së bashku në zhvillimin ekonomik të vendit. Ne si lider të subjekteve të koalicionit LAN dhe lideri i Vetëvendosje, nënshkruam Marrëveshjen mbi Parimet për shtetin dhe qeverisjen”, deklaroi Mustafa.

Ndërsa lideri i Vetëvendosjes , Albin Kurti bëri të ditur se dialogu do të vazhdojë, pa dashur të specifikojë se nga kush do të udhëhiqet. Kurti ka thënë se kjo marrëveshje nuk e përfshinë edhe krijimin e një koalicioni të mundshëm qeverisës, duke potencuar se për këtë nevojitet edhe një marrëveshje tjetër.

“Me sot po fillon një ndryshim i madh në Kosovë, pas pamundësimit të ripërtëritjes së regjimit të vjetër me një qeveri të re. Tash ne po e mundësojmë një qeveri të re pa regjim, ku qytetari i Republikës do të jetë në qendër të vëmendjes” theksoi Kurti.

Sipas tij, Qeveria e re do ta ndryshojë Kosovën si në aspektin politik po ashtu edhe në atë socio-ekonomik.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *