Home / Sport / Liga e Kampionëve, Dortmund-Arsenal në qëndër të vëmendjes

Liga e Kampionëve, Dortmund-Arsenal në qëndër të vëmendjes

Borusia Dortmund Arsenal është përballja më interesante e mbrëmjes së parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve. Duel shqiptar sjell takimi në Stamboll, ku Blerim Xhemaili me ekipin e ri Gallatasarajin pret Anderlehtin që drejtohet nga Besnik Hasi.

Sonte në darkë starton edicioni i 60-të i Ligës së Kampionëve, ndërsa shorti deshti që mbrëmja e parë të sjell super duelin ndërmjet Borusia Dortmundit dhe Arsenalit. Këto skuadra edhe sezonin e kaluar luajtën në grup të njëjtë, ndërsa arritën të kalojnë së bashku në raundin e dytë vetëm falë gol diferencës më të mirë, pasi me 12 pikë në vend të tretë u ndal Napoli. Tani rolin e ekipit italian në këtë grup do ta ketë Gallatasaraji dhe për këtë arsye si Dormtundi, ashtu edhe Arsenali kërkojnë start me tre pikë. “Ne duhet të koncetrohemi krejtësisht në aftësitë tona natyrale. Pra duhet të mbajmë kundërshtarin në kontroll përmes një taktike të zgjuar dhe agresive. Nëse arrijmë të shfaqim aftësitë tona në fushë në mënyrë ideale, ne besojmë të fitojmë ndeshjen. Mirëpo jemi të vetëdishëm se do të jetë e vështirë“, deklaroi trajneri i Barusia Dortmundit, Jurgen Klop. “Nuk është ndonjë përparësi e madhe fakti që njohim mirë njëri tjetrin. Ne gati çdo vit luajmë në Dortmund dhe gjithmonë ndeshjet janë emocionuese. Por gjithashtu gjithmonë takimet janë të shumë të vështira. Kështu do të jetë edhe tani dhe për këtë nuk mund të jemi të sigurtë për epilogun. Gjithsesi, do luajmë për të fituar“, u shpreh trajneri i Arsenalit, Arsen Venger.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Gallatasaraji i Blerim Xhemailit dhe Goran Pandevit do të pres Anderlehtin që drejtohet nga Besnik Hasi. Mbrojtësi i titullit Real Madridi në teren të vet përballet me Bazelin, për të cilët pritet të luajnë shqiptarët Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi dhe Naser Aliju. Liverpuli duket favorit përballë Ludogoretsit, ndërsa finalisti i edicionit të fundit Atletiko Madridi ka transfer të vështirë me Olimpiakosin. Juventusi nuk pritet të ketë probleme me Malmen, ndërsa takime të balansuara duken ndeshjet Monako-Bayer Leverkuzen dhe Benfika-Zeniti. Ta gjitha takimet fillojnë në orën 20:45 minuta.

Dyshet e ndeshjeve të sontme:
Olimpiakosi-Atletiko M
Juventusi-Malme
Liverpuli-Ludogoreci
Real M.-Bazeli
Monako-Bayer L.
Benfika-Zeniti
Galatasarai-Anderlehti
Borusia D.-Arsenali

www.alsat-m.tv

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *