Home / Lajme / Maqedoni / Ligjet për arsimin në procedurë parlamentare, greva në pikëpyetje

Ligjet për arsimin në procedurë parlamentare, greva në pikëpyetje

Shkup, 09 Shtator – Propozim – ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm ka hyrë në procedurë parlamentare në seancën e caktuar për sot.

Këto dy projektligje kanë hyrë për miratim në procedurë të shkurtuar, ndërsa Qeveria dhe maxhoranca synojnë kalimin e tyre para nisjes së grevës së përgjithshme të paralajmëruar nga Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Këto dy projekt –ligje kanë nxitur debate dhe reagime të sindikatës, duke theksuar se përmes tyre pushteti synon të ushtrojë presion ndaj grevës së paralajmëruar. Një ndër propozimet e bëra është që të gjithë mësimdhënësit që do të jenë në grevë, do të zëvendësohen me mësimdhënës të rinj, derisa vazhdon greva. Por, Ministri i Arsimit, Abdulaqim Ademi është arsyetuar se me këtë nuk nënkuptohet presion ndaj mësimdhënësve dhe largim nga puna.

Por, Sindikata këtë e ka parë si kërcënim për të mos mbajtur grevën e paralajmëruar. Nga ana tjetër, SASHK pritet që gjatë kësaj jave të marrë vendim për grevën.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *