Home / Lajme / Rajon / Lista Srpska në qeveri!?

Lista Srpska në qeveri!?

28 shtator-“Lista Serbe krahasuar me partinë e Nenad Rasicit, ka forcë politike dukshëm më të madhe. Përfshirja e saj do të ishte një garanci për marrëveshjen e 18 prillit”, ka thënë Zogaj.

Inkuadrimi i Listës Serbe në marrëveshjen e Bllokut për të qeverisur me vendin, tashmë po shihet si e domosdoshme. Kjo për faktin se përfshirja e saj nga njohësit e rrethanave politike në vend, po vlerësohet si një faktor që siguron zbatim të marrëveshjes së 18 prillit.

Diskutimet dhe takimet e ditëve të fundit që ka pasur blloku me përfaqësuesit e minoriteteve serbe, sipas analistëve vendës, po shihen si një mënyrë që palët të përfarojnë qëndrimet rreth dilemave që mund të kenë para mbajtjes së seancës konstituive të 2 tetorit.
Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol ka thënë për Tribunën se Lista Serbe, përveç faktit që ofron siguri për vazhdimin e marrëveshjes së Brukselit, ka rëndësi edhe për aspektin e forcës që posedon brenda Kuvendit të Kosovës.
“Lista Serbe krahasuar me partinë e Nenad Rasicit, ka forcë politike dukshëm më të madhe. Përfshirja e saj do të ishte një garanci për marrëveshjen e 18 prillit”, ka thënë Zogaj.

Duke pasur parasysh rrethanat që janë krijuar në vend për bllokun, sipas Zogajt, është pothuajse e pashmangshme që të inkuadrojë Listën e Aleksander Jablanovicit në planin për qeverisje të vendit, në rast se kjo palë arrin të qeverisë me institucionet qendrore. /T

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *