Home / Lajme / Maqedoni / LSDM-ja në zgjedhje vetëm me qeveri teknike (VIDEO)

LSDM-ja në zgjedhje vetëm me qeveri teknike (VIDEO)

Shkup, 23 Shtator – LSDM-ja opozitare nuk do të marrë pjesë në asnjë lloj zgjedhjesh të parakohshme qofshin ato të pjesshme apo të përgjithshme, për aq kohë sa ato nuk shpallen nga një qeveri teknike.

Sipas zëdhënësit opozitar Shilegov, qeveria teknike është e vetmja garanci për zgjedhje të lira dhe demokratike. Për LSDM-në deklarata e një dite më parë nga kreu i grupit parlamentar të VMRO-së Dimovski, flet për mungesë të vullnetit politik për zgjidhjen e problemit.

“LSDM-ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhje të cilat nuk do të jenë të organizuara nga ana e qeverisë teknike.Me kërcënimin për mbajtje të zgjedhjeve të pjesshme apo zgjedhje të çfarëdoshme, vetëm se thellohet kriza politike në Maqedoni”, deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së, transmeton Televizioni Koha.

Nga BDI-ja shprehen se përgjegjësia për zgjedhje eventuale kësaj radhe i takon vetëm opozitës për shkak të bojkotit. Përkundër kësaj Rafiz Haliti, shpreson që LSDM-ja të kthehet në Kuvend.

“ Mendoj se mbi të gjitha do të venë interesin shtetëror, që zëri i deputetëve të LSDM-së të dëgjohet pikërisht nga foltorja e kuvendit. Mendoj se ky është edhe interesi i elektoratit të LSDM-së”, u shpreh Rafiz Haliti, BDI, transmeton Televizioni Koha.

Një ditë më parë kreu i Grupit Parlamentar të VMRO DPMNE-së Ilija Dimovski deklaroi se nëse deputetët e opozitës, të kryesuar nga LSDM-ja nuk kthehen në Kuvend, në nëntor nuk përjashtohet mundësia e shpalljeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pa saktësuar nëse ato do të jenë vetëm për 31 vendet vakante të opozitës apo për gjithsej 123 deputetët. Megjithatë sot po Ilija Dimovski e zbuti qëndrimin e tij, duke thënë për disa portale se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti. Ai madje shpreson se nuk do të vihet deri tek zgjedhjet e parakohshme pasi që, beson se deputetet e LSDM-së do të kthehen në Kuvend. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *